Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se raporti i IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe korrupsionin. Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha u shpreh se opozita qëndron e bindur që të punoj fort për procesin e integrimit evropian.
Në fund, Berisha tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë, pasi në gjykimin e tij është është i rëndësishëm.
Sali Berisha: Edhe një herë do të doja t’ju falënderoja shumë dhe t’ju siguroja se kjo konferencë është me rëndësi të madhe për ne dhe kemi mbështetje të madhe. Çfarëdo vështirësish të përballemi, ne qëndrojmë thellësisht të bindur që të punojmë fort për integrimin, procesin e integrimit evropian. Pavarësisht faktit se qeveria përpiqet ta mbajë atë pothuajse si proces të ndarë, jo vetëm për opozitën, por gjithashtu për publikun dhe shoqërinë civile. Ne qëndruam fort ndaj këtij zotërimi të këtij procesi dhe njëfarë përparimi është bërë. Disa gjëra u arritën në këtë drejtim, por përsëri ne këmbëngulëm. IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit.
Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar. Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm. Jo sepse siç thonë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë, kështu që mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë atë të prodhojë pak më pak histori dhe më shumë të ardhme, është integrimi evropian. Ndaj mendoj se pavarësisht problemeve që kanë vendet tona, nuk ka rrugë më të mirë për t’i zgjidhur problemet e rajonit. Një rajon shumë i rëndësishëm, me potenciale të jashtëzakonshme, burime. Kështu që mbetem optimist për këtë. Faleminderit shumë dhe ju uroj suksese në konferencën tuaj.
gijotina.com/










