Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

12:38 | 21/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj në dëshminë e tij në gjyqin për sekuestrimin e pasurive ka folur edhe për konfliktin në vitin 2018 në zonën e Ish Bllokut, ku djali i tij, mbeti i plagosur dhe një tjetër u vra.

Martinaj tha gjithashtu se një banesë që është e sekuestruar është dhuruar për Eljo Haton, me pretendimin se i kishte shpëtuar jetën djalit, Ervisit.

“Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka fal im bir Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë”, ka dëshmuar ai.

Sipas tij, Ervis Martinaj ka jetuar kryesisht në Laç deri në gusht të vitit 2022, kur edhe u zhduke dhe prej asaj dite nuk ka asnje informacion per te.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur dijeni për pasuri të tjera të rëndësishme në emër të tij përveç disa pronave të përmendura.

Deshmia: 

Nga viti 2008 e pas, djali është marrë me pika lotosh me licencë, me detyrime 100% të paguara ndaj kompanisë, si dhe ato vendore. Pikën e parë nuk e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua, do t’i thoja jo. “Mati Union” e kam pasur unë; është llogari transfertash. Lotari fati unë personalisht s’kam pasur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe dhe im vëlla kanë pasur prokurë për të kryer veprime me “Mati Union”, dhe edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merret. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.

Jemi përballur tek Ansambli “Çiftelia” në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë. A. Kaçorri është nipi im. Visi ishte i imi, Alfio ishte djali i vajzës, është 14-vjeçar. A. Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditëlindje, fjala bie 1000 euro, se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar për lojëra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet, nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Biserë Haton e njoh pas ngjarjes në Bllok në vitin 2018, ku u plagos djali dhe u vra një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Biserë Hatos ia ka falur im bir Eljo Hatos, me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm sepse Eljo Hato, djali i Biseres, i ka shpëtuar jetën Visit.

Makinën e parë të mirë që ka pasur djali e ka pasur me paratë e mia. Ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro. Herët ia kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim në shtëpi. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka. Deri në vitin 2018, kurrë, pyesni në Laç të flasë dikush keq; i përmendej emri me respekt.

Në vitin 2018 ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek unë. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin. Merrej kryesisht me gjueti peshku, jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, më 9 gusht të vitit 2022.

Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi me të cilin është marrë; pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë. Nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek “Qemal Stafa”; për dijeninë time, asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në vitet 2016–2017. Ishte i mbyllur në atë kohë. Kam investuar paratë e dynjasë; duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia. Mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla, as naiv. Pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Të Lidhura

Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –

Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –

nga 27
13:32 | 21/05/2026
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk ka shpallur një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit si...

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

nga 27
13:22 | 21/05/2026
0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar për pamjet e publikuara nga ministri Itamar Ben-Gvir, të...

Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –

Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –

nga 27
13:12 | 21/05/2026
0

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës...

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

nga 27
12:58 | 21/05/2026
0

Një pjesë e tregut të ri të fruta-perimeve dhe konfeksioneve në qytetin e Lushnjes u përfshi nga flakët në orët...

Para
Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –

Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –

13:32 | 21/05/2026
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

13:22 | 21/05/2026
Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –

Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –

13:12 | 21/05/2026
Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –

12:58 | 21/05/2026
Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –

12:38 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –
  • Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –
  • Ballkani Perëndimor të pranohet si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar –
  • Zjarri në tregun e Lushnjes ishte i qëllimshëm, reagon policia: Identifikohet autori –
  • Visi ia fali shtëpinë Eljo Hatos se i shpëtoi jetën –
  • PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jam në konflikt interesi, heq dorë nga shqyrtimi i çështjes –
  • Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mes të ndaluarve në Izrael, reagon ministri Ferit Hoxha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com