Kushtet e mjerueshme dhe mungesat ekstreme në spitalin e Lushnjës janë kthyer në qendër të vëmendjes, pas denoncimeve drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë që deputeti i PD, Saimir Korreshi bëri nga foltorja e Kuvendit
Në interpelancë me ministren Evis Salia, Korreshi e nisi fjalën e tij me ironi, duke pyetur ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa tregoi mëngjesin që u serviret pacientëve në spitalin e Lushnjës.
Ai akuzoi ministrinë për zhvendosjen e godinës së spitalit në ambiente të papërshtatshme, duke i cilësuar ato si “qenefhane”.
Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.
“Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë e ime drejtuar për ju është: a keni ngrënë mëngjes? Se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit Lushnje, pacientëve. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientët e spitalit Lushnje. Dhe nga auditimi që keni bërë ju, ju, Ministria juaj, në punë nuk është kuzhiniere, po është infermiere. E keni këtu. E keni lënë ju me shkrim. Në kuzhinë thotë, punon infermierja si kuzhiniere. Çfarë do bëhet o, presim Facebook-un ta mbushim n’pëlqime edhe të bërtasin njerëzit, si të marrin vitamina? Një kjo ndërkohë.
E keni tre zonjat e grupit të auditimit, është ky Gjergji Qeramixhi, Zogulla Poto, Sonila Rreshka. Thonë prej disa vitesh u verifikuan ambientet e spitalit Lushnje, nga ku rezultoi se: lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina ishin në kushte të këqija, muret me lagështi, me myk dhe të pamirëmbajtura. Kushtet e ruajtjes së mallrave në magazinë, kushtet e gatimit dhe kushtet e lavanderisë ishin të papërshtatshme duke rritur rrezikun e shkaktimit të infeksioneve dhe dëmtimeve të shëndetit të punonjësve dhe pacientëve. Tani këto i fillova me atë të tuajën unë, që e keni lënë me pjesën e juaj, tani po të them, po ju deklaroj të miat.
Së pari, pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnje? Pse e keni zhvendosur dhe e latë prej tetë muajsh në një godinë, në një qenefhane, ku është dhe sot, kur dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit prej tetë muajsh. Kush e mban këtë përgjegjësi? Që të gjithë pacientët e spitalit Lushnje të rrinë në qenefhane. Kush? E dyta, si jeni me gjeografinë? Kaq të vështirë e keni që të kuptoni që ekzistojnë dhe qytete të tjera përveç Tiranës? Lushnja për shembull. Po pse nuk vini mbas kaqe kaq deputetësh, bërtet, gërthet, kërkon, pse nuk vini bashkë me mua dorë për dore të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje? Pyetje e drejtpërdrejtë nga pacientët dhe nga qytetarët e Lushnjës: Çfarë pune bën Ministrja e Shëndetësisë? Rri në aeroplan apo do të shikojë dhe spitalet që ka në varësinë e saj? Se në avion maksimumi mund të kontrollosh ndihmën e shpejtë, ka kuti, s’ka kuti, mbaroi hesapi. Se prapë nga ky raporti që thoni ju janë mbi 100 milionë lekë ilaçe të skaduara në magazinë, e keni kapur ju, jo unë.
E dyta, po mirë te kjo godina që po bëni që është mbyllur në kohë. Shyqyr që po e bëni se ka prej tre vitesh, para zgjedhjeve normalisht. Po si ka mundësi që para tre vitesh këtu u dhanë 300 milionë lekë për urgjencën e re? Nga këto 75 milionë i dha Raiffeisen Bank. Pse u prishën këto? Ku iku ky investim? Kush mban përgjegjësi që në krye të katër viteve këto u zhveshën prapë muret nga e para? Sepse për prokurimet dhe për të gjithë burimet njerëzore e keni këtu t’i prapë. Ata e kanë në errësirë thonë. Ja ke lënë vetë ti atyre drejtorit. Ore të bëj një pyetje. Çfarë i mungon spitalit të Lushnjës sot? Alkooli, vigoni, edhe këto dorezat se ka dalë barsoletë atje. I thotë doktoresha infermieres: bjere një çikë alkoolin ta mbushim me alkool. Shikoni infermierja vjen vërdallë s’ka alkool thotë opingat. Po bjere pra shpejt! E lyejnë me ujë, kush ma ka lënë hapur alkoolin se i ka ikur era.
Deri barsoletë është kthyer në spitalin e Lushnjës kjo se s’ka as alkool. Dëgjo tani çfarë mungon. Se dole këtu, dole këtu dhe the që janë të gjitha, shumë mirë, e unë po t’i listoj. Paracetamol intravenoz për temperaturë të lartë dhe dhimbje. Omeprazol intravenoz. Tramadol ampulë. Di… kërkoj ndjesë sepse nuk jam mjek, por… diklofenak ampulë, buskopan ampulë. Prometazinë ampulë, amiodarone ampulë, vigonat, serumet ringer, sidomos vigonat në pediatri. Antibiotiku levofloksacinë intravenoz, antibiotiku amikacinë, antibiotiku cefriakson intravenoz. Mungojnë!
Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rriten ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz…










