Ditën e sotme është zhvilluar një kontroll i befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë, me qëllim identifikimin e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgut.
Gjatë kontrollit, në zonën e quajtur “brezi i butë” pranë Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë dy aparate celularë, të cilët konsiderohen sende të ndaluara brenda institucionit.
Menjëherë pas gjetjes, pajisjet janë sekuestruar dhe është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) për vijimin e veprimeve procedurale dhe hetimore përkatëse.
gijotina.com/
The post Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës appeared first on 27.










