Drejtori i ri i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, Klevis Kaso, i kishte idetë e qarta, kur mori detyrën në 25 mars 2026. Kaso deklaroi për mediat lokale se e ka marrë këtë post si përgjegjësi personale. Drejtori premtoi investime, përjegjshmëri, rrjet të ri të ujit të pijshëm, furnizimim me ujë të fshatrave! Por posti ishte edhe një shpërblim për detyrat që ka kryer në PS. Kaso ishte edhe kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2025.
Duke marrë në dorë situatën i del përpara, në dosjet e punës, një tender që e kishte hartuar paraardhësi i tij. Me instiktet e baskebollistit (sepse drejtori ka qenë sportist) e ka dërguar menjëherë “topin në kosh”.

Nuk mund t’ia linte rastësisë tenderin 460 milionë lekë për rojet private. “Lidhja e shkurtër” është bërë me biznesmenin Durim Nazeraj, të cilit i është dhënë kontrata në mënyrë të dyshimtë.
Fjala është për tenderin e Shoqerisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë për “Ruajtjen e objekteve dhe e ambienteve rrethuese të Sh.R.U.K Vlorë me roje private të sigurisë fizike dhe sisteme elektronike alarmi”
Fondi Limit i vendosur për këtë shërbim është mbi 468 milionë lekë pa TVSH.

Paratë do të shpenzohen për 29 roje dhe 17 sisteme elektronike alarmi si dhe 43 sisteme të tjera me kamera për depot e ujit dhe zyrat e Ujësjellësit në Vlorë. Shërbimi do të kryhet për periudhën 12 muaj.

Në tenderin e mbajtur 16 prill 2026 kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë “NAZERI – 2000” shpk e Durim Nazerajt dhe “SEMANI SECURITY”
Dyshimi është se tenderi ka fitues të paracaktuar. Nazeraj ka dhënë ofertën e shtrenjtë 464.5 milionë lekë dhe megjithatë është shpallur fituese. De facto, Nazëraj konkurroi me veten, se operatori tjetër nuk ka paraqitur as dokumente, as ofertë.
Kështu, Kaso e mbyllur tenderin më 4 maj 2026, me pjesëmarrjen e vetëm të Nazerajt.

Operatori tjetër është skualifikuar sepse nuk ka dorezuar ofertë ekonomike dhe as dokumentat e kërkuara sipas përcaktimeve.
Nazeraj është ndër tre kompanitë më të favorizuara në tenderat e institucioneve publike, megjithëse ka një biografi profesionale të mbushur me ngjarje të hidhura. Durim Nazëraj është përfshirë në disa skandale me kompaninë e tij “NAZERI – 2000”, por që nuk merren fare parasysh nga zyrtarët.
Në 3 grabitje të ndodhura në Rinas, në 2 prej tyre paratë bankave po transportoheshin nga “Nazeri 2000”. Ndërsa në vitin 2016, pati edhe dyshime se rojet e sigurisë së kësaj kompanie kishin bashkëpunuar.

Asaj kohe përfaqësues të kompanisë “Nazeri 2000”, e cila kishte nën përgjegjësi sipas policisë, paratë që u vodhën në mënyrë spektakolare në pistën e avionit “Nënë Tereza” në Tiranë, u shprehën për mediat se, “Nuk kemi informacion të saktë, nëse paratë e vjedhura ishin nën kujdesin tonë”.
Autorët janë futur me makinë në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në mjetin e blinduar të shoqërisë “Nazeri 2000”.
Grabitja ka zgjatur vetëm 3 minuta. Në orën 14:27 minuta, makina del nga e njëjta derë nga rruga e vijëzuar me jeshile dhe largohet në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë, Krujë – Vorë.
Policia thotë se autorët nuk kanë qëlluar me armë. Por nën kërcënimin e tyre ata kanë detyruar punonjësit e kompanisë së sigurisë “Nazeri 2000”, që t’u dorëzonin dy thasë me para, që mbanin 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë.
Një ditë pas grabitjes nga tre persona të maskuar me paruke dhe jelek kamuflazh, prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e 5 personave mes tyre drejtues të kompanisë private ICTS dhe “Nazeri 2000”.

Këto skandale u harruan dhe qeveria e asaj kohe nuk mori asnjë masë ndaj tyre për t’i mënjanuar nga prokurimet publike. Kështu sot, Nazëraj vazhdon të xhirojë miliona euro të përfituara në tenderë abuzivë.

Nazeraj ka marrë afro 200 kontrata me shtetin, ku shumica janë përfituar me favorizim nga zyrtarët dhe janë vlerësuar nga Open Data Albania me risk korrupsioni.

gijotina.com/







