Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

12:33 | 19/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –

Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të pesë institucioneve penitenciare në vend, duke argumentuar se kushtet në to cenojnë dinjitetin dhe integritetin fizik e psikologjik të personave të privuar nga liria. Kërkesa është bërë publike në raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohen probleme serioze në sistemin penitenciar shqiptar.

Sipas raportit, institucionet që duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e plotë janë Burgu i Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e Burgut “Jordan Misja” 313.

Avokati i Popullit thekson se në këto institucione janë konstatuar ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim të pamjaftueshëm, si dhe kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme. Gjithashtu, raporti ngre shqetësime për vështirësitë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për të burgosurit.

“Në këto institucione janë konstatuar ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore e rehabilituese. Këto kushte rrezikojnë të cenojnë dinjitetin dhe integritetin fizik e psikologjik të personave të privuar nga liria”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, deklaroi se mbajtja e të dënuarve në kushte degraduese përbën shkelje të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare.

“Kur shteti i mban të dënuarit në kushte degraduese, nuk po i ndëshkon, por po i poshtëron. Mbyllja e këtyre pesë institucioneve është detyrim kushtetues”, u shpreh ai.

Gjetjet e raportit bazohen në inspektime të kryera në 18 burgje gjatë vitit 2025, si dhe në trajtimin e 115 rasteve të ankesave të depozituara pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Raporti evidenton gjithashtu përdorimin e lartë të masës së sigurisë “arrest në burg”, fenomen që sipas institucionit ka ndikuar drejtpërdrejt në mbipopullimin e burgjeve. Aktualisht, në sistemin penitenciar shqiptar ndodhen 5 mijë e 29 persona të privuar nga liria, nga të cilët 2 mijë e 858 janë të paraburgosur. Kjo përfaqëson rreth 57 për qind të popullsisë në burgje.

Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të paraburgosurve në Europë. Të paraburgosurit qëndrojnë mesatarisht 253 ditë në qeli pa një vendim përfundimtar gjykate.

Problematika më e theksuar e mbipopullimit është konstatuar në burgun e Lezhës, ku numri i të burgosurve tejkalon kapacitetin me 181 persona, ose 65 për qind mbi kapacitetin e planifikuar. Probleme mbipopullimi raportohen edhe në burgun “Jordan Misja”, në Vlorë dhe në Fushë-Krujë.

Raporti evidenton gjithashtu mungesën e kushteve bazë të jetesës në shumicën e institucioneve penitenciare. Sipas gjetjeve, të burgosurit mbajnë sendet personale në qese plastike për shkak të mungesës së dollapëve, ndërsa mjekët janë të pranishëm vetëm katër orë në ditë. Në disa raste, spitalet rajonale kanë refuzuar trajtimin e të burgosurve për arsye sigurie.

Një tjetër shqetësim lidhet me trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor. Raporti thekson se aktualisht nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor për këtë kategori, megjithëse ata mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Ndër problematikat kryesore të evidentuara janë mungesa e ajrimit, ndriçimit dhe ngrohjes, mungesa e produkteve bazë të higjienës, sistemet jofunksionale të ngrohjes dhe ftohjes, ushqimi i pamjaftueshëm dhe mundësitë e kufizuara për rehabilitim dhe aktivitete social-kulturore.

Në përfundim të raportit, Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë rishqyrtimin e politikës së paraburgimit, hartimin e një plani emergjent për kujdesin shëndetësor në burgje dhe mbylljen e pesë institucioneve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre.

Të Lidhura

Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –

Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –

nga 27
13:33 | 19/05/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të ketë pushime verore, por do të vijojë një betejën kundër qeverisë,...

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

nga 27
13:29 | 19/05/2026
0

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor...

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

nga 27
13:25 | 19/05/2026
0

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor...

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –

nga 27
13:17 | 19/05/2026
0

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç. Në këtë mënyrë Ministria...

Para
Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –

Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –

13:33 | 19/05/2026
Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

13:29 | 19/05/2026
Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

13:25 | 19/05/2026
Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –

13:17 | 19/05/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës –

13:03 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –
  • Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –
  • Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –
  • Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele –
  • Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës –
  • Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë –
  • Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com