Agron Tare, vëllai i Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Agron Tare, ish-drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe ish-zëvendësministër i Jashtëm, është pyetur nga prokurorët lidhur me verifikimet pasurore dhe mbledhjen e provave në këtë procedim penal.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka dërguar gjithashtu dy fletëthirrje edhe për Igli Tare, aktualisht drejtor teknik i AC Milan, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo jo pranë Prokurorisë së Posaçme.








