Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup ku po mbajnë protestën për gjuhën shqipe.
Nderkohe tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase.
Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Kosova.
Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.
Gjatë tubimit të tyre studentët kanë përdorur edhe thirrje kombëtare si: O sa mirë me qenë shqiptarë; Gjuha shqipe amanet. Po ashtu gjatë marshimit të tyre ata kanë kënduar Himnin Kombëtar.
Ndërkohë, studentët shqiptarë që janë nisur nga Tirana janë bllokuar në kufi dhe janë kthyer në Kumanovë.
gijotina.com/






