Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar nga Edi Martini, do të përballet me Dinamon, të “timonierit” Ilir Daja, në Air Albania Stadium.
Ekipi shkodran e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, ndërsa “blutë” e kryeqytetit vijnë pas triumfit në Kupën e Shqipërisë.
Në garën e “Final Four”, formula është e qartë: pikët përgjysmohen, ndërsa janë planifikuar tri ndeshje për secilin ekip të katërshes finaliste.










