Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

12:04 | 15/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentin Meta.

“SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat.

Deklarata:

Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK.

Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë  të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta.

Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani.

Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve.

Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj  2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja  foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke.

Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni.

Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI – McKeon Group.

9 muaj pas kësaj kërkesë, më 16 qershor 2023, miqtë e Charles McGonigalit në Uashington, kthejnë një përgjigje, e cila do të asgjësohet më vonë nga përgjigja zyrtare e Autoriteteve Gjyqësore Amerikane, por në këtë përgjigje të miqve të Charles McGonigalit, ata pretendojnë se nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se kallëzimi i ballistit të Edi Ramës, pra i Halit Valterit, i mbështetur mbi shkrimet e “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, kishte të njëjtat të dhëna me kqyrjen që miqtë e Charles i kishin bërë faqes online të FARA.

Pra një mashtrim dhe manipulim i qëllimshëm.

Por shokët e McGonigalit nuk u mjaftuan me kaq.

Ata vijuan të përcjellin informacione të gënjeshtra dhe manipulime për llogari të SPAK-ut dhe një prej tyre është edhe letërporosia me regji e datës 16 shtator 2023.

Ku manipulimi i shokëve të McGonigalit kalon në një tjetër nivel dhe një nga perlat e mashtimeve dhe manipulimeve, ku sipas tyre  kompania guackë “Dorelita” gjoja kishte angazhuar kompaninë McKeon për të kryer aktivitete lobimi për llogari të Z. Meta, madje dhe takime në Senatin Amerikan, ndër to njëra edhe në datën 28 prill 2017, kur Z. Meta u zgjodh President i Republikës.

Por këto manipulime ordinere i duheshin Edi Ramës, sepse i nevojiteshin   për të dhënë urdhrin e rrëmbimit të Z. Meta në 21 tetor 2024, e theksoj me një nga akuzat kryesore, pikërisht lobimin e supozuar prej 1 milion dollarësh.

Por ky manipulim i miqve të Charles McGonigal ka marrë një goditje asgjesuese dhe finale nga Autoritetet Gjyqësore Amerikane, që në përgjigjen e tyre zyrtare, me e-mail e datës 15 nëntor 2024, kanë  informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis Dorelita Limitet dhe Mckeon Group, janë paguar nga një tjetër kompani, Taliadoros, dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesave të kryera nga kjo kompani dhe LSI dhe Ilir Metës si Kryetar i saj.

Pra manipulimi i Charles Mckonigalit dhe Edi Ramës mer një goditje asgjesuese dhe provohet fakti i vetëm që LSI kishte paguar vetëm 15 mijë dollarë për kompaninë McKeon Group dhe jo 1 milionë dollarë, siç u paguan për të shpifur me kryeartikuj gazetat nga SHBA, në Austri, në Greqi e sigurisht në Shqipëri për llogari të Edi Ramës e  Charles McGonigalit.

Pra fiksojeni mirë, nuk ka ekzistuar kurrë asnjë lobim i paligjshëm i Z. Meta, për më tepër me këtë shifër të çmendur që pretendonte Edi Rama dhe Charles McGonigal prej 1 milion dollarësh.

Pra ajo që duhet të mbetet në mendjen e çdo shqiptari është se kurrë Z. Meta nuk ka shkelur ligjet shqiptare dhe ligjet amerikane dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë një lobim të paligjshëm.

Po pse Prokuroria nuk priti këtë përgjigje zyrtare të SHBA, të mbërritur në 15 nëntor, por u nxitua, mbështetur mbi manipulime, të rrëmbente Z. Meta 3 javë më herët?

Përgjigjja është e thjeshtë.

Sepse Edi Ramës i duhej Ilir Meta i izoluar dhe i rrëmbyer, në mënyrë që ai të rrëmbente më pas zgjedhjet, siç bëri në zgjedhjet e 11 Majit.

Skandali thellohet edhe për  faktin se kjo letërporosi e 15 Nëntorit 2024 u mbajt e fshehtë deri në qershor 2025 kur Z. Meta iu komunikua zyrtarisht marrja e tij  si i pandehur dhe madje kjo letërporosi nuk u vendos për muaj e muaj me rradhë jo vetëm atij në dispozicion, por as mbrojtësve të tij ligjor.

Pse u fsheh?

Sepse kjo përgjigje asgjesonte investimin miliona e miliona euro të Edi Ramës dhe Charles McGonigalit për të njollosur  emrin e Ilir Metës.

Sepse që me ardhjen e letërporosisë, në 15 Nëntor të vitit 2024, çështja e lobimit ishte e vdekur dhe bashkë me të edhe akuza.

Por ndërkohë duhej të justifikohej mbajtja e Ilir Metës në paraburgim politik dhe për këtë arsye u fsheh edhe kjo përgjigje e Autoriteteve Gjyqësore Amerikane.

Pra çfarë ka ardhur nga SHBA me atë cfarë ka deklaruar publikisht Z. Meta,  por jo vetëm kaq, por edhe 3 vite më parë para SPAK-ut, pra vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh për McKeon Group, këto dy përgjigje ngjasojnë si dy pika uji, janë kopje të njëra-tjetrës, sepse Ilir Meta nuk e njeh mashtrimin, nuk e njeh gënjeshtrën dhe sepse ai ka zbatuar me përpikëri gjatë gjithë jetës së tij ligjet shqiptare, por siç fakton edhe kjo përgjigje finale e Autoriteteve Amerikane, ka zbatuar me përpikëri edhe ligjet amerikane.

Edhe SPAK sigurisht e ka ditur shumë mirë të vërtetën, sepse këtë ja tha vetë Z. Meta 3 vite më parë kur u pyet për këtë çështje, por dua gjithashtu t’ju rikujtoj edhe faktin se për McKeon Group, në një letër zyrtare drejtuar Departamentit të Drejtësisë,  bën publik faktin e pohuar botërisht edhe nga Z. Meta se ka qenë pikërisht Z. Meta ai i cili i ka denoncuar faktin se personi greko-amerikan kishte nënshkruar një marrëveshje fillestare, nuk ka qenë kurrë i autorizuar as nga Z. Meta dhe as nga LSI.

Pra siç ju faktuam, Edi Rama dhe Charles McGonigali, me manipulimet e fakteve,  me mashtrimet, me sajesat që u përdorën si alibi për rrëmbimin e Ilir Metës, nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë kompromentuar shumë rëndë bashkëpunimin shumë të rëndësishëm midis SHBA dhe Shqipërisë, veçanërisht sa i takon ndihmës juridike dhe asistencës në fushën e Drejtësisë.

Ata e dinin të vërtetën por u duhej të rrëmbehej Ilir Meta para zgjedhjev, ndaj dhe kanë harxhuar miliona euro për të manipuluar opinionin publik vendas e ndërkombëtar.

Ndaj edhe nuk duan që seancat gjyqësore të jenë live, por të bunkerizuara sepse Transparenca është tmerri i Edi Ramës dhe i gjithtë atyre që kanë shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane.

Sepse transparenca do t’u tregonte të gjithë shqiptarëve jo vetëm standardin e hetimeve por edhe faktin se këto prova janë vetëm maja e majës së ajsbergut të skandaleve dhe manipulimeve dhe të përfshirjeje korruptive e kriminale të Edi Ramës dhe zyrtarëve të caktuar amerikanë, shokë të McGonigalit.

Sikundër u çmontua dhe tanimë u rrëzua edhe zyrtarisht akuza e montuar për gjoja lobimin 1 milion dollarë të Z. Meta, ashtu do të çmontohen dhe rrëzohen të gjitha akuzat e tjera të ndërtuara mbi manipulime, mashtrime dhe pretendime të paqënda.

Triumfi i Z. Meta në këtë përballje me bandën që e rrëmbeu dhe vijon ta mbajë në izolim gjeopolitik është e padiskuteshme.

Image

Faksimile e pergjigjes zyrtare te autoriteteve te SHBA qe rrezuan qe ne 15 nentor 2024 akuzen ndaj Z.Meta per gjoja lobimin e tij prej 1 milion USD per foton e pabere me Presidentin Trump

 

Image

Faksimile e letres zyrtare te McKeon Group qe njoftonte Departamentin e Drejtesise qe ne 30 janar 2017 se Z. Meta ka denoncuar nje regjistrim te pautorizuar lobimi gjoja ne emer te tij ne FARA

Të Lidhura

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

nga 27
12:48 | 15/05/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:38 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

nga 27
12:30 | 15/05/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ka kërkuar që aplikimi i...

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

nga 27
12:20 | 15/05/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, duket se ka një pushtet absolut jo vetëm mbi administratën në...

Para
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga 'Lindat'! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

12:48 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:38 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:30 | 15/05/2026
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

12:10 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com