Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia shtetasin Mustafa Saliu, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 18 vite burg për veprën penale të trafikimit të fëmijëve, të kryer me dhunë dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.
Sipas hetimeve, gjatë viteve 2001–2002, Saliu ka organizuar trafikimin e fëmijëve nga Shqipëria drejt Greqisë, ku ata detyroheshin të lypnin në rrugët e Athinas, nën presion të vazhdueshëm dhe kontroll të rreptë.
Ndërkohë, nga Gjermania u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri edhe shtetasi Florjan Musaj (Cojocareanu), i cili është dënuar me 8 vite e10 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në Gjermani.










