Bayern Munich po zhvillon një sezon spektakolar, pavarësisht se eliminimi nga Champions League mes polemikave e “zbehu” disi ecurinë e tyre. Megjithatë, kjo skuadër e drejtuar nga Vincent Kompany, po futet në librat e historisë së futbollit.
Deri më tani, Bayern ka shënuar në kampionat plot 117 gola, një shifër tepër e frikshme. Ata ndodhen në vendin e 5-të momentalisht, pasi para kanë Milanin e sezonit 1949-1950 me 118 gola, po aq sa Real Madrid i sezonit 2014-2015.
Po skuadra e “Los Blancos” mban vendin e dytë, por ajo e sezonit 2011-2012, me 121 gola. Ndërsa një sezon futbollistik me më shumë gola në “Top 5” ligat evropiane, e mban rekordin Torino me 125 të tillë, të shënuar gjatë sezonit 1947-1948.
Tashmë, bavarezëve u duhen 8 gola për të arritur vendin e parë, ndërsa në ndeshjen e fundit të kampionatit do të përballen me Koln. Një shifër e vështirë për t’u arritur, por jemi mësuar që bavarezët të surprizojnë.










