Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga 8 persona të dyshuar.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim edhe shtetasja për llogari të së cilës dyshohet se po kryheshin punimet e paligjshme.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë; Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.
Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









