Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në fushën e stadiumit ‘Air Albania’ për finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026.
Dy skuadrat rikthehen sërish përballë njëra-tjetrës në finalen e këtij kompeticioni, duke përsëritur duelin e sezonit të kaluar. Rivaliteti mes tyre është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe pritet që edhe këtë herë sfida të shoqërohet me shumë emocione dhe tension sportiv.
Në historinë e përballjeve direkte, ekipet janë ndeshur 33 herë. Egnatia ka bilancin më të mirë me 16 fitore, ndërsa Dinamo City ka triumfuar në 7 takime. Dhjetë sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe në numrin e golave të realizuar, skuadra rrogozhinase mban avantazhin me 39 gola kundrejt 24 të dinamovitëve.
Takimi final do të nisë në orën 19:00 dhe pritet të tërheqë një numër të madh tifozësh në tribunat e “Air Albanias”.
Pas finales së Kupës, të dy ekipet do të përqendrohen menjëherë te ndeshjet vendimtare të fazës “Final 4”, ku do të luftojnë edhe për titullin kampion.
Ndërkohë, biletat për këtë përballje vazhdojnë të jenë në shitje online për tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër finalen e madhe.










