Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit –

11:44 | 12/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Klevis Balliu, ka sulmuar ashpër raportin e qeverise, për Integrimin dhe deklaratat e kryenegociatores për integrimin europian, duke e cilësuar dokumentin “një manifest propagande që fsheh aferat, korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar”.

Sipas Balliut, raporti paraqet një Shqipëri fiktive, ku flitet vetëm për numra, akte ligjore dhe propagandë qeveritare, ndërkohë që shmangen problemet reale që, sipas tij, po pengojnë integrimin europian të vendit.

“Ky raport nuk flet as për skandalin e AKSHI-t, as për aferat e Belinda Ballukut, as për krimin e organizuar dhe pastrimin masiv të parave. Është thjesht një fletë propagande që tenton të fsehë realitetin dramatik të vendit,” deklaroi Balliu.

Balliu u ndal veçanërisht te skandali i AKSHI-t, duke theksuar se qeveria jo vetëm që nuk distancohet nga përgjegjësit, por vazhdon t’i mbrojë publikisht. Ai deklaroi se Edi Rama doli me flamurin e Bashkimit Europian në krah për të mbrojtur ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke tentuar të japë mesazhin se Europa është dakord me mbrojtjen politike të AKSHI-t”.

Sipas Balliut, fakti që Rama e bëri këtë mbrojtje vetëm një ditë pas takimit me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, është përdorur politikisht nga kryeministri për të krijuar perceptimin e një mbështetjeje europiane ndaj AKSHI-t.

“Jam i sigurt që zoti Gonzato nuk është dakord me këtë. Por Rama, menjëherë pas takimit me të dhe me flamurin e BE-së në krah, doli publikisht në mbrojtje të Mirlinda Karçanajt dhe të AKSHI-t, për të përcjellë mesazhin sikur Bashkimi Europian mbështet këtë aferë,” deklaroi Balliu.

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se raporti shmang plotësisht disa nga çështjet më sensitive të sigurisë kombëtare, si; skandali i AKSHI-t dhe dyshimet për manipulim tenderash në infrastrukturën kritike digjitale, projekti “Smart City Albania” dhe shqetësimet për mbikëqyrjen masive të qytetarëve, Portin e Durrësit dhe Porto Romanon, si asete strategjike me rëndësi për NATO-n si dhe çështjen “KAYO”, për të cilën opozita ka ngritur dyshime për konflikt interesi në sektorin e mbrojtjes.

Balliu akuzoi qeverinë se po tenton të mbulojë me propagandë rritjen e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, fenomen që sipas tij është evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare.

“Sot Shqipëria është kthyer në kantier kullash të financuara nga para të pista. Këto kulla kanë shkatërruar tregun, kanë rritur artificialisht çmimet dhe kanë goditur sigurinë ekonomike të qytetarëve. Raportet ndërkombëtare kanë evidentuar përfshirjen e karteleve më të rrezikshme të drogës, shqiptare dhe të huaja, përfshirë raste të lidhura me Sinaloan dhe ‘Ndranghetën,” u shpreh ai.

 

Raportini qeverise sipas Balliut,  injoron gjithashtu gjetjet e OSCE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, ku sipas tij evidentohen përdorimi i administratës shtetërore, presioni ndaj punonjësve publikë dhe ndikimi i elementëve kriminalë në procesin zgjedhor.

“Demokracia zgjedhore është themeli i integrimit europian dhe nuk mund të anashkalohet me heshtje politike,” deklaroi Balliu.

Ai kujtoi edhe deklaratën e eurodeputetit David McAllister, i cili sipas Balliut konfirmoi pak muaj më parë se Shqipëria kishte rënë me 11 vende në indeksin e luftës kundër korrupsionit.

Të Lidhura

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

nga 27
13:40 | 12/05/2026
0

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Me mijëra të vdekur në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit...

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

nga 27
13:28 | 12/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të fondeve...

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

nga 27
13:26 | 12/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të fondeve...

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

nga 27
13:10 | 12/05/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentet për projektrezolutën për Procesin e Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin...

Para
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut –

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –

13:40 | 12/05/2026
Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

13:28 | 12/05/2026
Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

13:26 | 12/05/2026
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –

13:10 | 12/05/2026
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –

12:50 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –
  • Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –
  • Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –
  • Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë –
  • Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet –
  • Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë –
  • Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com