Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh –

08:49 | 12/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të jrekursit të Erion Veliajt –

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që do të përafrojë plotësisht legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian (BE).

Ligji i ri do të sjellë ndryshime shumë të rëndësishme, por megjithatë shumica e tyre do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit të plotë në BE. Projektligji parashikon rritjen, në mënyrë thelbësore, të limitit të përgjegjësisë ose vlerën limit që kompanitë duhet paguajnë për ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar.

Kufiri minimal i përgjegjësisë, që do të mbulohet nga kontrata e sigurimit nuk mund të jetë më i ulët se 6.45 milionë euro (ose vlera ekuivalente në Lek), për çdo aksident, pavarësisht numrit të palëve të dëmtuara ose 1.3 milionë euro (ose vlera ekuivalente në Lek), për çdo person të dëmtuar.

Kjo do të shënojë një rritje shumë të madhe në raport me limitet që përcakton ligji aktual. Sipas ligjit në fuqi, limiti aktual i përgjegjësisë është përkatësisht 150 milionë lekë për autobusët dhe kamionët, 200 milionë lekë për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme dhe 55 milionë lekë për të gjitha mjetet e tjera. Ndërsa, kufiri i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi është 22 milionë lekë.

Megjithëse limitet përfundimtare që parashikon ligji i ri do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit në BE, pritet që, duke filluar nga viti 2027, të aplikohen gjithsesi rritje mbi nivelet aktuale të limiteve të përgjegjësive, për ta bërë më gradual përafrimin me nivelet e Bashkimit Europian. Limitet e ndërmjetme të përgjegjësive priten të përcaktohen në përfundim të procesit të konsultimit të projektligjit.

Projektligji përcakton gjithashtu se kontrata e sigurimit të përgjegjësisë së përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti duhet të mbulojë, mbi bazën e një primi të vetëm dhe gjatë gjithë afatit të kontratës, të gjithë territorin e Bashkimit Europian, përfshirë çdo periudhë gjatë së cilës mjeti qëndron në shtete të tjera anëtare dhe të garantojë, mbi bazën e primit të vetëm, në çdo shtet anëtar, mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i tij ose mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i shtetit anëtar ku mjeti ka vendqëndrimin e zakonshëm, kur ky mbulim është më i lartë.

Rritja e limiteve të përgjegjësive dhe zgjerimi i zonës së mbulimit në rast dëmi do të sjellin kuptueshëm një rritje të fortë të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, sepse ai do mbulojë edhe përgjegjësitë për dëmet që mund të shkaktohen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Polica e sigurimit TPL do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet që kryen sot kontrata e Kartonit Jeshil. Edhe ky ndryshim do të hyjë në fuqi në momentin e anëtarësimit të plotë në BE.

Projektligji përcakton se shoqëria e sigurimit mund të përdorë sisteme elektronike për lidhjen e kontratave të sigurimit me konsumatorët, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.

Lidhja e kontratës së sigurimit me mjete elektronike do të konsiderohet njëlloj e vlefshme me lidhjen me shkrim, nëse konsumatori ka konfirmuar kuptimin e të gjithë informacionit dhe ka pranuar kontratën e sigurimit. Ky ndryshim parashikohet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të ligjit dhe nuk do të jetë i kushtëzuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të Lidhura

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të jrekursit të Erion Veliajt –

nga 27
10:36 | 12/05/2026
0

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës...

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

nga 27
10:20 | 12/05/2026
0

Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj. Ulaj...

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

nga 27
09:51 | 12/05/2026
0

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Sipas informacioneve, analizat kanë treguar...

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

nga 27
09:35 | 12/05/2026
0

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces...

Para
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të jrekursit të Erion Veliajt –

10:36 | 12/05/2026
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

10:20 | 12/05/2026
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

09:51 | 12/05/2026
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

09:35 | 12/05/2026
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

08:57 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të jrekursit të Erion Veliajt –
  • Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –
  • U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –
  • Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –
  • Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –
  • Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit të jrekursit të Erion Veliajt –
  • Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com