Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

17:56 | 11/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Sot u mbajt procesi gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës edhe të bashkëpandehurve të tjerë, teksa seanca e radhës do të mbahet më 20 maj në orën 15:00.

Pjesë nga dëshmitë: 

Dëshmitari Afrim Tola (i thirrur nga SPAK): Në 2006-2008 kam qenë president i klubit shumësportësh “Partizani”. Staf kanë qenë 5 a 6 punonjës, specialist, jurist, shofer. Ka pasur objekte. Nuk e mbaj mend se sa. Kanë kaluar 20 vite.

Prokuroria: Sipas dokumenteve në 2005 kanë qenë 25 veta staf.

Dëshmitari Afrim Tola: Unë aq mbaj mend. Sportistë kanë qenë shumë. Nuk paguheshin nga Klubi. Shumë spoetistë paguheshin nga biznese apo sponsorë. Ka qenë dhe një fond i huaj.

Dëshmitari i parë tek seanca e Berishës Afrim Tola: Në periudhën 2006-2008 kam qenë drejtro i klubit shumë sportësh Partizani. Staf ka pas 5-6 punonjës, ndërsa pjesa tjetër nuk paguheshin nga shteti. Sportistë ka pasur pafund, në të gjitha kategoritë. Ne kemi pas një fond shumë të vogël, vetëm sportistët elitarë paguheshin. Shumicën e sportistëve gjenim mundësi për t’i paguar. Tek volejbolli është rregulluar palestra e volejbollin dhe palestra e mundjes.Kryesore1

SPAK: Tek privatizimi çfarë procedure ke kryer?

Tola: Kemi qenë një grup pune që jemi ngritur nga ministri për të treguar asetet e klubit. Dhe për të bërë vlerësimin. Nuk më ka kontaktuar njeri kur kam qenë drejtor.

Avokati Klodian Skënderja: Mbani mend të keni nënshkruar dokument për privatizimin?

Tola: Nuk e mbaj mend kanë kaluar shumë vite.

Avokati: Të ja vendos në dispozicion?

Gjykata: Pranohet.

Tola: kemi qene anëtarë të komisionit, dhe kanë ardhë aty për te parë gjë tjetër nuk mbaj mend.

Avokati: Në çfarë gjendje ishte ambienti?

Tola: I amortizuar përveç atyre që jemi mundur t’i rregullojmë vetë, pjesa tjetër ishte e amortizuar nuk kishte as derë.

Avokati: Inventarizimi çfarë përmbante?

Tola: Se mbaj mend se kanë kaluar shumë vite, ne atë kohe mbaj mend të kishte familje që i kishin zënë ambientet.

Avokati Skënderaj: Keni vendosur shifër konkrete të inventarizimit?

Tola: Totali i vlerësimit ka qenë 20 milion lekë.

Malltezi: A je në dijeni që ka një shkresë, të 2003 që tregon se shume objekte janë të zëna forcërisht. Dhe ka pasur problem për inventarizimin?

Tola: Nuk e mbaj mend s’më kujtohet. Jua thashë dhe me para se në klubin shumë sportësh “Partizani” ka pasur pjesë të zëna forcërisht. Në 2006 është vlerësuar 20 milion lekë.

Malltezi: E di sa është vlera e provatizimit.

Tola: Nuk e di sa është bërë.

Avokat Sokol Hazizaj: Çfarë detyre bëjë, si fillonte detyra jote.

Tola: Unë merresha me sportistët. Unë nuk jam takuar me njeri në atë kohe nuk e mbaj mend, si emër Fatmir Bektashin e kam dëgjuar nuk e mbaj mend ta kem takuar.

Dëshmitari Bujar Labinoti: SPAK, keni qenë i punësuar në klubin sportiv “Partizani”?

Labinoti: Kam qenë i punësuar si drejtor nga 1992-2000 paguhesha nga shteti. Nga 2000-2012 kam punuar në shoqërinë private nuk paguhesha nga shteti. Drejtues administrativ isha unë deri në vitin 2000, më pas e morën këta, ne e bëjm dorëzimin me gjykatës, u dorëzuam klubin. Në hyrje të klubit kanë qenë fushat e bashketbollit, kanq qenë edhe dy godina dykatëshe, që e kanë pas zënë, mos gaboj familje të persekutuarish.

SPAK: Si je njohur me Xhimi Begeja?

Labinoti: Xhimi Begejan e kam njohur kur ka ardhur, aty tek klubi, ai na tha që është pronar toke, por ne i kemi thënë që ne s’kemi lidhje me këtë gjënë këtë e di shteti. Të njëjtën gjë na ka pas thënë edhe Luan Saliaga, na thonin që ishin familje pronare. Unë në 2002 dola në pension të parakohshëm më pas më kanë mbajtur aty. Më mbajti presidenti që drejtonte klubin, nuk merrshim më nga shteti, por ishim privat. Kam vazhduar deri në 2012.

Italianët e kanë pasur klubin nga 1993-1999, më pas ka në ikur ata. Në fillim ka ardhur Saliaga na thoshte që jemi pronarë, më pas ka ardhur Saliaga. Saliaga na ka thënë që në 1995-1996, ndërsa Begeja më vonë.  Shoqëria ishte e përbashkët shpk., ajo merrej me ndërtimet, nuk kishte lidhje me ushtrinë, vetëm me sportin.

SPAK: Na sqaroni marrëdhënien në klubin “Partizani” dhe shoqërinë “Partizani”?

Dëshmitari Albert Xhani: Rreth vitit 2000 kemi bërë shndërrimin e shoqatës aksionere sipas ligjit të 94 ose 96 por nuk e mbajnë mend mirë. Kur jam zgjedhur president kemi vepruar si shoqëri aksionere. Për tokën nuk kishin asnjë lloj dokumenti. Në fillim unë ka menduar se nuk kishte pronar. Më pas morëm vesh që kishte 200-300 pronar. Më pas mësuam se ata nuk e kishin marrë dëmshpërblimin e tyre. Një pjesë nuk ishin dhënë napolonët e floririt. Në këtë moment më tha avokati, nëse do jetë kjo tokë për qëllime publike, që ta marrësh në përdorim, nëse do dali në privatizim, nuk merr asgjë. Unë në atë kohë nuk isha as mirë, për shkak të një fatkeqësie, nuk e menaxhova situatën siç duhej. Ne i bëmë kërkesë Angjelit por nuk e morën iniciativën, ata shoqërisht me thanë që ka pronarë dhe qëndrova pa kontratë. Nuk u lodha as që të bëja kontratë e FDO.  Në vitin 2003 ose 2004 doja të zgjasja fushën, kur ishte Stefan Çipa ministër më dërgonin 1,2 në polici edhe kur bënim fushat e futbollit na vinte policia. Kam shtyrë murin për të lozur futbollistët.

Në fillim të vitit 2000 kam qenë unë me 100 të aksioneve, më pas filluan problemet se nuk e mbanim dot, më pas i kam dhënë 40% të aksioneve në vitin 2012. Ky biznesmen kishte ardhur nga jashtë dhe kemi bere dokumentet me avokaten Majlinda Demollari. Ne na ofruan 80 milion leke të vjetra por nuk i pranova, e kam mbajtur vetë.

SPAK: Në çfarë viti keni marrë në dijeni që toka ka pronarë?

Xhani: Unë nuk e mbaj mend mirë, por do ketë qenë viti 2004 ose 2006, por shkresën e kam bërë unë. Ne nuk kishim asnjë dokument, më pas ne mësuam se aty kishte pronarë. Godina ka qene ekzistuese, ajo që ishte në kohën e largqoftit ajo ishte, ne kemi bërë rinovime.

SPAK: Keni qenë e punësuar në agjencinë e kthimit të pronave.

Dëshmitarja Dhurata Çela: kam filluar punë në 2006 dhe jam larguar në korrik të 2007.

SPAK: Cila është procedura që ndiqej?

Çela: Bëhej kërkesa nga subjekti, kërkesa dorëzohej tek sektori përkatës, jepej një listë me të gjitha dokumentet qe duheshin plotësuar. Pasi bëhej plotësimi i dosjes, më pas topografë, juristë, merreshin me shqyrtimin e dosjes, bëhej edhe një vlerësim juridik, bëje një projekt vendim dhe në fund merrej vendimi përfundimtar.

SPAK: Sa topograf kishit në punë?

Çela: Nuk e mbaj mend nëse kemi pasur dy ose 3.

SPAK: Si caktohej dosja?

Çela: Varet nuk është se vendosej, normalisht edhe unë vendosja beja një grup pune por nuk e kam të qartë se si ka qenë rregullorja tamam.

Gjykata: Kush e caktonte grupin?

Çela: Caktohej nga unë ndoshta por unë se mbaj mend fiks si ishte rregullorja.

SPAK: A mund te behej plotësim dosje në çdo moment?

Çela: Po në çdo moment bëhej plotësimi i dosjes çdo gjë kaloi nga protokolli. Juristet pastaj përpilonin dokumentat. Mund te ndodhte qe kishte mangësi për një gje u kërkoheshin dokumentat shtesë.

SPAK: Ju kujtohet të keni nxjerr vendime për këto familje?

Çela: Po më kujtohet. Kjo ka qenë një dosje që ka pasur plotësim vendimi, pasi ka pasur 3 vendime të mëparshme në lidhje më këtë çështje.  Tani e di se për çfarë bëhet fjalë, pasi kam dëgjuar aq shumë gjëra dhe jam përfshirë në këtë gjënë.

SPAK: A i di veprimet që keni marrë më këtë dosje?

Çela: Se mbaj mend mirë, shqyrtim plotësim i dosjes, kishte klauzolë për kthimin e pronës. Se kujtoj mirë se di fiks.

Avokati Skënderaj: Çfarë do të thotë plotësim vendimi?

Çela: Ishte hapur hapësira që mund të bëhej ndryshim, që mund të ripunohej dosja. Kishte ndryshime në procedurë.

Malltezi: A mund të quhet ndryshim heqja e limitit për kthimin e pronës.

Çela: Po kjo quhej

Dëshmitar Petrit Kullolli: Kam qenë topograf i komisionit të Tiranës kam punuar në sektorin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne verifikonim sipërfaqen, ne bënim gjendjen krahasuese të objekteve në terren. Në atë kohë kishim vetëm instrument teorik. Sa të duash mund të matesh kur është toka e sheshtë. Kisha një hartë, me vete të objektit, ne i pasqyronim matje fizike. Këto janë sipërfaqe që ecet në këmbë. Ne ecnim 100 mijë metra, nuk është shumë. Ne krahasonim hartën që kishte sjellë pala dhe e përdorim si skicë në terren. Në kohën time kemi qenë dy topograf, drejtoresha kur ndante dosjet na i caktonte. Unë se njoh Jamarbër Malltezin, këto kishin topografët e vet. Nuk më kujtohet të jetë shërbimi im. Por shikoj që firma është e imja. S’më kujtohet.

SPAK: Si vendosje prioritet, dhe kush i bënte shkresat?

Kullolli: Shkresat i bënin juristët, nisnim për gjendjen juridike. Dosjet ishin të vitin 1996.

Malltezi: Nexhar Turkeshin e njihni?

Kullolli: E njoh, profesori im, dhe patjetër që e besoja, këto harta i ka bërë ai, ishin të besueshme në kategorinë tonë. Ne me profesorin kemi bërë shumë gjera.

Gjyzari: Ju duhet të takonit të zotin e pronës?

Kullolli: Ne na duhej një dokument pronësie dhe personi për të bërë domimentimin e pronës që ne të bënim hartën.

gijotina.com/

Të Lidhura

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –

nga 27
19:06 | 11/05/2026
0

Ish çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, do të gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

nga 27
18:42 | 11/05/2026
0

Janë zhvilluar mesditën e sotme, njëra pas tjetrës, seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe...

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

nga 27
18:12 | 11/05/2026
0

Një tragjedi e rëndë ka kapluar një familje nga Peja, pasi dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh. Fillimisht,...

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

nga 27
17:28 | 11/05/2026
0

 Çfarë nuk ndodh në këtë vend. Të gjitha ndonjëherë janë të imagjinueshme. Por bashkëpunimi i një “biznesmeni të suksesshëm”, siç...

Para
Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –

19:06 | 11/05/2026
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

18:42 | 11/05/2026
Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –

18:12 | 11/05/2026
Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –

17:56 | 11/05/2026
Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –

17:28 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –
  • Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –
  • Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh –
  • Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke –
  • Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi –
  • Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon! –
  • Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari. Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com