Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

13:58 | 11/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po mbahet seanca e dytë në themel.

Seanca gjyqësore ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me tensione dhe debate që në nisje të saj.

Raportohet se avokati i kreut të Partisë së Lirisë kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të hapura për mediat dhe të transmetohej “live”.

Kërkesa u refuzua nga gjykata, e cila argumentoi se seanca është publike, por nuk mund të kthehet në një aktivitet politik. “Ky nuk është miting,” u shpreh gjykata gjatë debatit në sallë.

Në diskutim ndërhynë edhe Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, të cilët deklaruan se jashtë sallës ndodheshin qytetarë dhe mbështetës që kërkonin të ndiqnin seancën, por nuk po lejoheshin të hynin.

Diskutime në sallë:

Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë marrë dijeni për nisjen e procesit dhe që kanë firmosur, gjykata vendos që gjyqi të zhvillohet në mungesë të tyre.

Debate mes avokatit të Metës dhe gjykatës, pasi kamerat filmuan pesë minuta dhe u urdhërua të dalin.

Gjykata: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjykata: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjykata: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjykata: Ky nuk është miting.

 

Të Lidhura

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

nga 27
15:32 | 11/05/2026
0

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos theksoi se megjithëse nuk ka një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare...

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

nga 27
15:10 | 11/05/2026
0

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, ka reaguar menjëherë pas triumfit të klubit katalanas në La Liga, duke emocionuar tifozët me...

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

nga 27
14:46 | 11/05/2026
0

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, një 40-vjeçar ka...

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

nga 27
14:20 | 11/05/2026
0

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga shqyrtimi i çështjes që lidhet me kërkesën për pushimin...

Para
U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –

15:32 | 11/05/2026
Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

15:10 | 11/05/2026
dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –

14:46 | 11/05/2026
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –

14:20 | 11/05/2026
U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

14:08 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –
  • Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –
  • Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Korçë –
  • Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën –
  • U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –
  • Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi –
  • Messi emocionon tifozët e Barcelonës me mesazhin e urimit për titullin kampion –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com