Është shtyrë seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje mes Taulant Ballës dhe Sali Berishës.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e vetë Ballës në gjyq.
Mësohet se Balla kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje të seancës, duke argumentuar se e kishte të pamundur pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Ndërsa Berisha u përfaqësua në gjykatë nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.
Duke qënë se Balla nuk ishte i pranishëm gjykatësi Besmir Stroka vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 22 maj, në orën 10:00.
Kujtojmë se Berisha u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës.










