506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

506 milionë Euro detyrime të papaguara në Dogana, 90% mbi 5 vite pa u mbledhur –

10:09 | 09/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –

Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –

Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –

Në fund të vitit 2024, detyrimet e papaguara doganore kanë arritur në afro 48.6 miliardë lekë ose 506 milionë euro për 4,684 raste, me një rritje prej rreth 995 milionë lekë ose 2.1% krahasuar me një vit më parë. Nga kjo shumë, 334 milionë lekë ose 0.7% lidhen me detyrimet e reja të krijuara gjatë vitit 2024, ndërsa pjesa tjetër e rritjes vjen nga kamatvonesat mbi borxhet e vjetra.

Të dhënat vijnë nga auditimi tematik i Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024, i cili evidenton se administrata doganore nuk ka siguruar një proces efektiv për mbledhjen e detyrimeve të mbartura, duke rritur rrezikun që këto borxhe të mbeten të pambledhshme për shkak të kalimit të afateve dhe mungesës së veprimeve në kohë.

Sipas raportit, problemi kryesor qëndron te borxhi i vjetër: detyrimet e papaguara mbi 5 vjet nga momenti i lindjes arrijnë në 44 miliardë lekë, ose rreth 90% e totalit të stokut. Kjo tregon se masat administrative kanë qenë relativisht efektive për detyrimet e reja, por pothuajse të papërfillshme për ato të mbartura ndër vite.

Auditimi ka gjetur mangësi në ndjekjen procedurale të rikuperimit: 613 raste në shumën rreth 14 miliardë lekë, pa të dhëna për vendim për rikuperim me forcë; 840 raste në shumën 2.4 miliardë lekë, pa kërkesë në gjykatë për urdhër ekzekutimi; 105 raste në shumën 404 milionë lekë, ku urdhrat e lëshuara nuk janë dërguar për ekzekutim.

Në një tjetër grup prej 765 rastesh, me vlerë 14.2 miliardë lekë, edhe pse urdhrat e ekzekutimit janë dërguar në përmbarim, autoriteti doganor nuk ka ndërmarrë masa konkrete për mbledhjen e detyrimeve, si bllokimi i NIPT-it, i llogarive bankare apo i aseteve.

Raporti thekson gjithashtu probleme të thella administrative si mungesë informacioni të përditësuar nga degët doganore mbi statusin e çështjeve, mungesë dokumentacioni për komunikim të vazhdueshëm me përmbaruesit gjyqësorë dhe mungesë bashkëpunimi efektiv ndërmjet strukturave të brendshme të Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sidomos për veprimet e sekuestrimit.

Si pasojë, sipas KLSH-së, administrata doganore nuk ka vepruar në përputhje me përcaktimet ligjore, duke e orientuar ndjekjen e detyrimeve drejt përmbarimit gjyqësor, ndërkohë që vetë nuk ka shfrytëzuar mjetet administrative që ka në dispozicion. /ekofin.al

Të Lidhura

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

nga 27
11:41 | 09/05/2026
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit e paralajmëroi me shkrim, me fakte dhe me shifra atë që ndodhi më 6 maj...

Vrasja në Sarandë/ Një grup të rinjsh shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit, kishin konflikt me një person tjetër –

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –

nga 27
11:39 | 09/05/2026
0

Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit ku humbi jetën Rexhep Ismaili mbrëmjen e djeshme në...

Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –

Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –

nga 27
11:21 | 09/05/2026
0

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Radhimës ku një biznes u përfshi nga flakët,...

Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –

Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –

nga 27
10:51 | 09/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe njerëzit pranë tij vijojnë të jenë në qendër të kritikave për raportet me personazhe publikë dhe...

Para
Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” –

Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –

11:41 | 09/05/2026
Vrasja në Sarandë/ Një grup të rinjsh shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit, kishin konflikt me një person tjetër –

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –

11:39 | 09/05/2026
Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –

Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –

11:21 | 09/05/2026
Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –

Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –

10:51 | 09/05/2026
Protesta e PD/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet –

Protesta e PD/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet –

10:49 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –
  • Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –
  • Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte –
  • Humoristi Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë, leja në zyrën e Edi Ramës –
  • Protesta e PD/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre edhe një deputet –
  • Një tjetër investim i madh nga FSHF për sportistët e rinj, drejt përfundimit fusha e re në Picallë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh –
  • Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com