Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Radhimë, pranë disa hoteleve dhe strukturave turistike.
Flakët kanë përfshirë një godinë të ndërtuar me material drusor, e cila shërbente gjatë sezonit veror për aktivitetet turistike në zonë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose faktorë të tjerë aksidentalë
Në momentin e raportimit, objekti vijon të digjet, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen edhe drejt hoteleve dhe ndërtesave të tjera pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, me qëllim shmangien e dëmeve të tjera materiale dhe rrezikut për përhapjen e bizneseve përreth.
gijotina.com/










