Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

08:18 | 08/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime –

Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

Situata mund të ndryshojë shpejt –

Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Seanca nisi punimet me zhvillimin e interpelancës së kërkuar me Kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i qeverisë nuk ishte i pranishëm, por ia kishte deleguar Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Edhe pse opozita kërkoi gjatë ditës praninë e kryeministrit Rama për interpelancat e thirrura nga deputetët demokratë, kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend vetëm në fund të seancës, pas mesnate, për procesin e votimit.

Më pas u zhvillua interpelanca me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Seanca vijoi me një seancë pyetje-përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e opozitës, Ina Zhupa.

Çfare u miratua 

Akti normativ “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”, u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Punimet plenare vijuan me diskutimin e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”, i cili u prezantua nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 108 vota pro, 0 vota kundër dhe 1 abstenim.

Pika e radhës në rendin e ditës ishte Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”, i cili u prezantua nga nismëtari Taulant Balla.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u prezantua nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 82 vota kundër, 26 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota pro, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”, u prezantua nga nismëtari Enno Bozdo.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 84 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Seanca plenare votoi edhe shtatë projektvendime, më konkretisht:

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 84 vota pro, 22 vota kundër dhe 0 abstenim.

Ahmet Prençi u zgjodh Komisioner i Zyrës së Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës trajtimit ose dënimit të egër çnjerëzor ose poshtërues.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 82 vota pro, 26 vota kundër dhe 1 abstenim.

Alma Faskaj u zgjodh Komisionere e Zyrës së Avokatit të Popullit në seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, me 83 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Genta Tafa u zgjodh Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”, me 84 vota pro, 23 vota kundër dhe 1 abstenim.

Merita Bejtja u zgjodh Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, u rrëzua me 104 vota kundër, 1 votë pro dhe 2 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, me 105 vota pro, 0 vota kundër dhe 0 abstenim, u zgjodhën znj. Edlira Buzani dhe znj. Rajmonda Reveli.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

Të Lidhura

Sot mbahet protesta kombëtare e opozitës në Tiranë, ja masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen –

Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime –

nga 27
10:18 | 08/05/2026
0

Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme. Burime mediatike bëjnë me...

Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

nga 27
10:04 | 08/05/2026
0

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës), Shqipëria dhe...

Situata mund të ndryshojë shpejt –

Situata mund të ndryshojë shpejt –

nga 27
09:34 | 08/05/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e...

Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –

Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –

nga 27
08:58 | 08/05/2026
0

Dashamir Shehi, ish-deputet, e injoroi të ashtuquajturën garë për zgjedhjen e kryetari të PD-së. Ai u shpreh se ky është...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sot mbahet protesta kombëtare e opozitës në Tiranë, ja masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen –

Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime –

10:18 | 08/05/2026
Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

10:04 | 08/05/2026
Situata mund të ndryshojë shpejt –

Situata mund të ndryshojë shpejt –

09:34 | 08/05/2026
Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –

Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –

08:58 | 08/05/2026
Përkeqësim i motit, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë –

Përkeqësimi i motit në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit –

08:40 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime –
  • Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –
  • Situata mund të ndryshojë shpejt –
  • Këtë teatrin e Berishës të na e kursenin, njerëzit nuk janë budallenj –
  • Përkeqësimi i motit në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit –
  • Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime –
  • Gratë shqiptare dhe serbe marrin frenat e lidershipit në Ballkan –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com