Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel në Fushë-Krujë, ku gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
gijotina.com/










