Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta dhe kriza e karburanteve prek edhe tregun e makinave, bien regjistrimet në prill –

09:07 | 07/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mos na bëni qesharakë –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.

Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që ka ngadalësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).

Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalonin nga ngushtica e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjekin rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kohën që i duhet një mjeti të arrijë në Shqipëri.

Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. Ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një nivel rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, ndonëse interesi për blerjen e tyre është shtuar, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për litër dhe mbi të gjitha është ndër më të shtrenjtat në Europë (për shkak të barrës së lartë të taksave, që zënë gati gjysmën e çmimit).

Megjithatë, makinat me naftë vijojnë të jenë të preferuarat për përdoruesit shqiptarë të mjeteve, me 53% të regjistrimeve për herë të parë për janar-mars, që përdornin këtë lloj karburanti, ose 16.3 mijë mjete.

Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 mijë mjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të ndjekura nga VOLKSWAGEN, me 221 të tilla. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.

Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rritet vazhdimisht, duke arritur në fund të muajit prill në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.5%), FIAT (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.

Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në qarkullim deri në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tyre (51%) u regjistruan vetëm në katër muajt e parë të këtij viti.

Të Lidhura

Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

nga 27
11:05 | 07/05/2026
0

Deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

nga 27
10:33 | 07/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çmimet e reja të karburante. Theksohet se çmimi i...

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

nga 27
10:27 | 07/05/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas rastit të helmimit të 56 kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ngjarje...

Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

nga 27
10:03 | 07/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur në skemat e tenderave publikë ka ndodhur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë,...

Para
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

11:05 | 07/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

10:33 | 07/05/2026
Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

10:27 | 07/05/2026
Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –

10:03 | 07/05/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

09:41 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mos na bëni qesharakë –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –
  • Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –
  • Kush është Kompania “Sori-Al” fitoi tenderin 3.5 milionë euro për të helmuar studentët e policisë –
  • Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –
  • Sot seancë plenare në Kuvend, Interpelancë urgjente me Ramën dhe ministrin e Energjetikës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mos na bëni qesharakë –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com