Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të këtij të fundit në rrjetet sociale, ku e cilësoi Salianjin si “burrë me botoks” dhe e akuzoi se “hiqet si opozitar”, por nuk sulmon kryeministrin Edi Rama.
“Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin. E tronditi duke i shërbyer
Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.”, u shpreh pak më herët Noka.
Në reagimin e tij, Salianji përdori tone të ashpra ndaj Nokës, duke e akuzuar për servilizëm dhe për sulme në funksion të “kolltukut”.
“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë”, shkruan Salianji.
Më tej, ish deputeti demokrat deklaron se ka qëndruar përballë qeverisë dhe është përballur me pasojat politike e personale, ndryshe nga kundërshtari i tij politik brenda PD-së.
“Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun”, shprehet Salianji.
Më tej, Salianji akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se kanë kthyer partinë në një strukturë ku, sipas tij, shpërblehet servilizmi dhe sulmohen ata që “përballen realisht me regjimin”.
“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.
Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.
Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!
Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.
Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.
Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron. Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo është drama e PD dhe shoqërisë, e për këtë do vazhdoj te luftoj”, shkruan Salianji.










