Ish-gjyqtari Ervin Metalla, i cili ishte shkaktuar nga vettingu ka fituar gjyqin në Strasburg. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka konsideruar shkarkimin e tij si shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane. Vendimi për shkarkimin e tij u mor 7 vite më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.
“Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u dëshmua të ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura”, thuhet në vendim.
Ish-gjyqtari Ervin Metalla u shkarkua në vitin 2018, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjatë asaj kohe KPK kishte gjetur problem në kriterin e pasurisë, ku sipas saj ish-gjyqtari kishte nënshkruar kontratat fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë për të cilën nuk përmbushte kushtet ligjore. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se kjo ishte një sjellje jo etike për një gjyqtar.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha të drejtë Metallës dhe tha se shkarkimi i tij nga detyra nuk ishte proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura. Kjo duke theksuar se organet e vetingut nuk provuan se vazhdimi i mandatit të tij si gjyqtar ishte i papranueshëm.
Në lidhje me këtë, gjykata urdhëroi shtetin shqiptar t’i paguajë Metallës 20 mijë e 400 euro dëm pasuror, 6 mijë euro dëm moral dhe 6 mijë euro për shpenzimet ligjore. gijotina.com/










