Prokuroria nuk mund të zëvendësojë Parlamentin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria nuk mund të zëvendësojë Parlamentin –

11:26 | 05/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet lidhur me ankimimin e Partisë Demokratike ndaj Kuvendit të Shqipërisë lidhur me refuzimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore që janë refuzuar. Bëhet fjalë për komisionet hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Deputetët e PD-së kërkojnë nga Kushtetuesja që të detyrojë Kuvendin për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Paralelisht, deputetet kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se Kuvendi nuk po lejon ushtrimin e plotë të të drejtave të opozitës, veçanërisht në raport me kërkesat për interpelancë dhe marrje informacioni nga kryeministri.

Ai tha se asnjë kërkesë për interpelancë nuk është pranuar dhe se refuzimet janë shoqëruar me arsye të ndryshme në çdo fazë. Sipas tij, kjo situatë ngre pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit parlamentar dhe respektimin e Kushtetutës.

Bardhi theksoi se komisionet parlamentare janë struktura ndihmëse të Kuvendit, ndërsa komisionet hetimore kanë rol në kontrollin e ekzekutivit. Ai shtoi se përgjegjësitë administrative, ligjore ose penale i përkasin institucioneve të tjera dhe nuk mund të zëvendësohen nga mekanizma të brendshëm parlamentarë.

Në fjalën e tij, ai kundërshtoi edhe pretendimin se mungojnë prova për veprime të paligjshme nga autoritetet shqiptare. Bardhi u shpreh se ekzistojnë dokumente zyrtare ndërkombëtare dhe konfirmim nga Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve, çka sipas tij tregon se ka bazë për verifikim.

Ai theksoi se nisja e një hetimi penal nuk përjashton të drejtën e Kuvendit për të ushtruar kontroll parlamentar mbi të njëjtën çështje.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu e cilësoi refuzimin e kërkesës së opozitës nga shumica parlamentare si një cenim thelbësor të së drejtës kushtetuese të pakicës.

“E drejta për të kërkuar një komision hetimor është e sanksionuar në Kushtetutë dhe se mazhoranca nuk ka të drejtë ta bllokojë atë përmes votës në seancë plenare, por vetëm të sigurohet që respektohen parimet kushtetuese”, tha ai.

Logu sqaroi se kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore plotësonin të 3 kushtet që ka përcaktuar jurisprudence kushtetuese.

“Edhe në përmbajtjen e kërkesave tona dhe gjatë debatit parlamentar është nënvizuar se komisioni ka të drejtë të hetojë e të bëjë transparencë duke respektuar parimet koshtutuese dhe fokusuar tek parimi i ndarjes së pushteteve, parimi i procesit të rregullt ligjor, respektimi i të drejtës së jetës private dhe paanshmërisë”, tha Logu.

Komisioni për çështjen “McGonigal” synonte të verifikonte zbatimin e ligjit nga nëpunësit publikë shqiptarë në raportet e tyre me ish-agjentin e FBI-së, duke u bazuar në dokumente zyrtare nga autoritetet e drejtësisë amerikane dhe shqiptare.

Ndërsa komisioni për zgjedhjet e 11 majit ishte i fokusuar në kontrollin e përdorimit të burimeve publike dhe administratës shtetërore për qëllime elektorale, duke u mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR-it dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Logu tha se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore janë mbështetur në dokumente konkrete të autoriteteve amerikane, ndërsa maxhoranca nuk ka të drejtë të refuzojë ngritjen e komisioneve hetimore por nëse vlerëson se janë cënuar parimet kushtetuese të ofrojë një formulim alternativ.

“Bazuar në jurisprudenën e Gjykatës Kushtetuese detyrimi për ofrimin e një formulimi alternativ kur vlerësohet apo ngrihen pretendimet që cënohen parimet kushtetuese nuk është detyrim i kërkuesve por atyre që ngrenë këtë pretendim. Pra shumicës parlamentare. Në rastin konkret nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme për të ofruar një formulim alternative të objektit të hetimit.

Nga ana tjetër ka pasur pretendim se kërkesa nuk është shoqëruar me fakte dhe prova që vërtetojnë se autoritetet shtetërore kanë kryer veprime të paligjshme që kërkojnë hetim parlamentar. Por kjo është tërësisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.

Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për Mc Goinigal shoqërohej nga dokumente zyrtare të prodhuara nga drejtësia amerikane, dokumente zyrtare të drejtësisë shqiptare dhe të arbitrazhit. Në këtë kuptim kushti për të shoqëruar kërkesën me dokumente ishte mëse i plotësuar nga dokumente qoftë të SHBA-së qoftë shqiptare”, tha Logu.

Ai u shpreh se në të gjitha dokumentet e drejtësisë amerikane që bashkëshoqëronin kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor, përmendet Kryeministri Edi Rama me dhjetra here, por dhe zyrtarë të lartë shqiptarë që janë përfshirë në një formë apo formë tjetër”.

Të Lidhura

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

nga 27
13:38 | 05/05/2026
0

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë një tjetër test të rëndësishëm ndërkombëtar, teksa më 8 qershor 2026 do të përballet me...

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

nga 27
13:32 | 05/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në mbështetje të Ilir Metës, i cili disa ditë më parë...

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

nga 27
13:28 | 05/05/2026
0

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet...

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

nga 27
13:26 | 05/05/2026
0

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet...

Para
I kemi ligjet, por s’ i zbatojmë –

I kemi ligjet, por s’ i zbatojmë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

13:38 | 05/05/2026
Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

13:32 | 05/05/2026

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

13:28 | 05/05/2026

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

13:26 | 05/05/2026
Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

13:18 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –
  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –
  • Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –
  • Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –
  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com