Sot në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të depozituar nga deputetët e opozitës lidhur me vendimmarrjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Ankimi i paraqitur nga përfaqësues të Partia Demokratike e Shqipërisë lidhet me komisionin hetimor për çështjen McGonigal, si dhe me komisionin për zgjedhjet e 11 majit.
Demokratët do të përfaqësohen nga Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe Këshilltari i Grupit te PD-s, Marash Logu, të cilë do të mbrojnë padinë për refuzimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare.
‘E drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës’, përmbyll mesazhin e tij, Gazment Bardhi në Faebook.










