Ervin Salianji foluar për përplasjet me Kryedemokratin Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. I ftuar në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Salianji theksoi se Berisha nuk e përmend Ergys Agasin dhe nuk e ka përmendur deri në momentin që u arrestua. Salianji tha ndër të tjera, se Berisha bën opozitë selektive, teksa ngriti dyshime se disa emra të njohur, si Ergys Agasi, janë përmendur vetëm pasi kanë rënë në vëmendjen e drejtësisë, ndërsa më herët janë shmangur nga diskursi politik.
“Jo është reale. Shiko akuza të këtyre përmasave te ky janë të njohura dhe mund të zgjohesh ti qesharakëzosh, por nga ana tjetër do thonë ca problemi ka? Sali Berisha nuk e përmend Ergys Agasin dhe nuk e ka përmendur deri në momentin që u arrestua. Kur arrestohet këta të shesin pastaj, po deri në atë moment linja ka qenë që nuk prekej.
A e keni parë ju të flitej deri në atë moment? Nga ana tjetër shikojeni edhe sot, e përmend.. pse e përmend sot? Se flitet që nuk ka më lidhje ai me Edi Ramën, është kot. Dhe ky kur mbaron punë njihet që i lan duar, por një gjë është e dukshme tani e përmend Ergys Agasin po nuk e përmend që është njeriu i klanit të Troplinëve, apo jo. Keni parë ta përmendë? Nuk i përmend as kullat atje në Durrës të atyre që morën stadiumin. Nuk e përmend as Ermal Beqirin që bën këtë të dosja e AKSHI se është lemeri ajo. Unë i them këto, si kam lidhje me këta unë, kur unë i them? Dhe nuk thotë një gjë që ai e di, se e dinë shumë njerëz afër tij, që ky zotëria Agasi ka qenë një prej njerëzve që influencuar që unë të shkoj në burg, te një prej gjyqtarëve të paktën. Ka qenë kontakti i tij një prej gjyqtarëve, se kshu është ky vend me kontakte të kësaj kategorie dhe nga ana tjetër.
o shikoja linjën editoriale të këtyre që janë të lidhur me Berishën dhe e kupton qartësisht ca lidhje ka. Pra pse nuk e përmend? Pra, ky përmend vetëm opozitë selective njerë që nuk i duhen më për gjë, që kanë marrë fund. E dinin të gjithë për këtë Agasin influencën që kishte në qeverisje bënë ndonjë përpjekje këta? E dini ju që në Komisionin Hetimor për TIMS unë kam prodhuar një dokument, që mendoj është një nga dokumentet më të mirë që ka prodhuar një komision hetimor, dhe sot e kësaj dite nuk ka shkuar në SPAK pasi unë hyra në burg.
Dhe nuk e ka përmendur asnjëherë Sali Berisha? Sepse aty është Ermal Beqiri, është Ergys Agasi, dhe janë të gjithë njerëzit e lidhur me ta që kanë shkatërruar dhe kanë marrë të gjithë të dhënat të sistemit TIMS dhe sipas dëshmisë me dyer të mbyllura të njërit prej drejtorëve në Policinë e Shtetit, është përdorur dhe është ndërhyrë në sistemin TIMS për të favorizuar grupe të caktuara kriminale që e shpjegoi ai ca kishte ndodhur. Pavarësisht se pasaporta skanohej në kufi tha ai, kur kalonte një grup i caktuar kriminal për të në sistem dilte zero. Nuk jepte sinjal sistemi. Nuk e kanë cuar fare. Pse nuk e kanë cuar? Se edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë atëherë nuk e përmendi asnjëri, Rrumbullakun. Unë merrem me gjuhën e Sali Berishës, i cili është selektiv. Se nuk ka lidhje edhe ajo edhe kushdo as mbiemri e as lidhje familjare, përgjegjësinë e ka personale,” tha Salianji ndër të tjera.
gijotina.com/










