Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është gabim strategjik dhe antikombëtar –

12:53 | 04/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

Anëtarët e Partisë Demokratike ne Komisionin e Jashtëm kishin thirrur Kryeministrin Edi Rama në një seancë dëgjimore, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, mbi çështjet e integrimit, por në vend të tij u paraqit ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.

“Kërkuam të vinte kryeministri që shkroi artikullin. Autori i artikullit nuk mund të përgjigjet me avokat. Ngatërruat temat qëllimisht për të sfumuar artikullin famëkeq” tha deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Ministri i jashtëm u përpoq të justifikonte duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë bllokim dhe se artikulli me Vuçiç nuk është aleancë as projekt por një artikull, por nuk mund të fshehë të ‘të vërtetën se vendet e BE-së kanë vënë si kusht zbatimin e standardeve.

“Rritmi i procesit përcaktohet nga Presidenca dhe shtetet anëtare të BE. Ato do marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme. Në këtë kuadër, thelbësore mbeten puna dhe rezultatet nga ana jonë. Ne duhet të vijojmë me durim dhe vendosmëri, duke dëshmuar progres të qëndrueshëm dhe të verifikueshëm, duke thelluar reformat, forcuar shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve, si dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit”

Tritan Shehu i kujtoi se Shqipëria ka ngelur në vend sa i takon procesit të integrimit duke i nënvizuar ministrit të mos gënjejë, të mos bëjë demagogji por të thotë të vërtetat siç janë.

“Në BE anëtarësohemi vetëm duke plotësuar standardet. Mos kini iluzione e mos fshiheni pas gishtit për të maskuar rrugën tonë të integrimit dhe për të gënjyer njerëzit me artikuj që vetëm pengojnë procesin e integrimit. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veç standardeve që po nxihen keq e më keq. Mali i Zi e hapi traktatin. Kam  një pyetje retorike për ministrin por sdua përgjigje: Ku është Shqipëria? Nuk përmendet fare. Është në pritje për tu bërë anëtare e BE-së. Vendet anëtare nuk miratuan raportin IBAR. Ju e dini shumë mirë se pa miratimin e saj nuk mund të avancohet në procesin e integrimit. Ne kemi ngelur në vend në procesin e integrimit. Të themi gjërat si janë, të mos gënjejmë, të mos bëjmë demagogji  këtu. Serbisë i kanë ngrirë fondet, pas saj e ka Shqipëria. Shqipëria dhe Serbia janë dy regjime ku nuk ka drejtësi. Një nga faktorët kryesorë që pengoi IBAR është imunuteti që mbajti ky parlament ndaj zv/kryeministres. Ajo që ndodhi me Serbinë është alarm për Shqipërinë . Procesi i integrimit të Shqipërisë ka hyrë në kalendat greke e nuk di kur do të dalë. Me këtë regjim nuk do dalë, të jeni të sigurtë”

Vëmendje u kushtua dhe artikullit Rama – Vuçiç në median gjermane.  Editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit.

Për Hoxhën artikulli nuk dëmton ndërsa po kërkohen rrugë të reja për të përshpejtuar integrimin.

“Fakti që ky opinion është firmosur së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç nuk mund të dhe nuk duhet të intepretohet si tregues aleance, apo më pak si projekt kundër ndokujt në rajon. Është veçse artikull, as alenacë as projekt. Është e menduar me zë të lartë nëse ndihmon’ tha Hoxha duke nënvizuar se artikulli nuk dëmton Kosovën përkundrazi.

Por Shehu thotë se artikulli dëmton: “Për të justifikuar bllokimin e procesit të integrimit dhe maskuar gjoja me rrugë të reja. Por nuk ka rrugë të reja, ka vetëm një: Reformat e thella, demokracia, drejtësia që ky regjim i ka shkelur. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Ai artikull dëmton shumë dhe tregon se Shqipëria është jashtë standardeve. Nuk mund të ndryshojë artikulli Rama – Vuçiç qëndrimin e BE-së. S’mund të marrim role që të sugjerojmë modalitete të BE-së. Duhet të jemi realistë.  BE u ndërtua si aset vlerash, lirie e barazie e këto janë shkelur dhe kërkoni të justifikoni shkeljen e tyre në këtë artikull. Ju nuk ju takonte të flisnit. Nuk duhej të vinit. Ne kërkuam Ramën. Po bëni rolin e avokatit duke ju dëmtuar. Ju na lidhët me Serbinë, është gabim i madh strategjik. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me Serbinë. Ata janë drejt Lindjes, drejt Rusisë, kjo është Serbia. Duke na lidhur me Serbinë, dëmtoni rëndë Shqipërinë. Pse e bëni këtë? Sepse regjimet kanë frikë nga BE-ja dhe në këtë linjë Tirana e Beogradi janë njësoj.”

 

Të Lidhura

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

nga 27
15:31 | 04/05/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të...

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

nga 27
15:09 | 04/05/2026
0

Një konflikt mes familjarëve ka degraduar në një veprim të paprecedentë në Cërrik, aty ku vëllai ka marrë një ekskavator...

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

nga 27
14:53 | 04/05/2026
0

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes së ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i plagosur...

Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

nga 27
14:37 | 04/05/2026
0

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri thirrje të hënën për një rol më të fortë evropian brenda NATO-s,...

Para
U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi –

U përjashtua nga gara për kreun e PD, Mereme Sela ngre padi në Gjykatën e Tiranës: Të pezullohet procesi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

15:31 | 04/05/2026
Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

15:09 | 04/05/2026
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –

14:53 | 04/05/2026
Ngushtica të jetë plotësisht funksionale –

Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –

14:37 | 04/05/2026
Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –

14:17 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –
  • Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –
  • Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier, nën hetim bashkëshortja –
  • Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO! –
  • Nevil Dede prezantohet tek Egnatia, nis një epokë e re te rrogozhinasit –
  • Aksident fatal në aksin rrugor Berat-Otllak, humb jetën drejtuesi i motorit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –
  • Degradon konflikti familjar në Cërrik, vëllai merr ekskavatorin dhe dëmton shtëpinë e motrave të tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com