“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na falni me gjithë shpirt”, fëmijët e 57-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Durrës kërkojnë ndjesë publike –

08:49 | 04/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –

Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën –

Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe mbarë opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për herë të parë fëmijët e autorit të ngjarjes, 57-vjeçarit Nikoll Radaçi.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, vajza dhe djali i tij shprehin dhimbjen e thellë dhe kërkojnë falje publike ndaj familjeve të viktimave për tragjedinë e rëndë që ndodhi.

“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur,” – shprehen ata.

Ata theksojnë se janë të vetëdijshëm se asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre, ndërsa e cilësojnë këtë ngjarje si një plagë që do të mbetet përjetë.

“E dimë që asnjë kërkim faljeje nuk mund të kthejë jetët e humbura. Megjithatë, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të përulemi me respekt të thellë dhe të shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë,” – vijon mesazhi.

Në reagimin e tyre, ata nënvizojnë se nuk po kërkojnë justifikime dhe nuk po shmangin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, duke u shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të mbështesin familjet e prekura në çdo mënyrë të mundshme.

Një apel i veçantë u drejtohet drejtpërdrejt familjeve të viktimave:

“Ju kërkojmë falje me gjithë shpirt. Dhimbja juaj është e paimagjinueshme dhe e padrejtë.”

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi në lagjen nr. 15 në Durrës, ku 57-vjeçari, duke drejtuar një automjet tip “Benz ML” në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe përplasi tre fëmijë që po luanin në trotuar. Si pasojë, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe ka hapur debat të gjerë mbi sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë individuale.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se përgjegjësia për një akt të tillë është individuale. Familjarët e autorit, pavarësisht dhimbjes që po përjetojnë, nuk mbajnë përgjegjësi për veprimin e tij dhe nuk duhet të bëhen objekt gjykimi apo sulmesh, në një moment kaq të rëndë për të gjitha palët e përfshira.

Të Lidhura

“Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –

“Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –

nga 27
11:13 | 04/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është rikthyer akuzave ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, teksa u paraqit në respekt...

Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

nga 27
11:01 | 04/05/2026
0

Mbetet ende e freskët dhimbja për humbjen e jetës së dy të miturve ditën e djeshme për shkak të një...

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

nga 27
10:55 | 04/05/2026
0

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë,...

Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën –

nga 27
10:31 | 04/05/2026
0

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Vendimi u mor nga gjyqtarja Saida...

Para
Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë –

Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –

“Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –

11:13 | 04/05/2026
Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

11:01 | 04/05/2026
Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –

10:55 | 04/05/2026
Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën –

10:31 | 04/05/2026
Aksidenti tragjik me 2 fëmijë të mitur, pezullon nga detyra drejtuesit e lartë të policisë së Durrësit –

Aksidenti tragjik me 2 fëmijë të mitur, pezullon nga detyra drejtuesit e lartë të policisë së Durrësit –

10:05 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –
  • Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –
  • Gola dhe dominim kuqezi në Europë, futbollistët e Kombëtares spikasin me klubet e tyre –
  • Ofroi 50 mijë euro garanci në këmbim të lirisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën –
  • Aksidenti tragjik me 2 fëmijë të mitur, pezullon nga detyra drejtuesit e lartë të policisë së Durrësit –
  • 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin”, Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rracë mashtruesish –
  • Humbje e rëndë për gjithë komunitetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com