Ky që shihni në foton e mëposhtme është Nikoll Radaçi, autori i aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në zonën e Kënetës në Durrës.
Katër fëmijë të mitur po luanin në trotuar në Durrës, kur një mjet me shpejtësi skëterrë vjen dhe i merr përpara. Dy prej tyre ndërruan jetë në vend, një tjetër po lufton për jetën në spitalin e Traumës, ndërsa fëmija i katërt ka shpëtuar mrekullisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-këneta, ndërsa shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Gjendja e të miturit të transportuar në Spitalin e Traumës është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta.
Viktimat quhen Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Petrit Nikolli 10 vjeç.
gijotina.com/










