Nuk është ashtu siç duket – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është ashtu siç duket –

08:44 | 02/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqen disa të dënuar duke festuar brenda qelive në burgun e Durrësit, në prani të telefonave celularë, alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Në pamje, sipas raportimeve, dallohen edhe emra të njohur të botës së krimit, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, si Lul Berisha, Fehmi Mziu dhe Islam Kasa, i njohur ndryshe si “Mitralozi”.

Videoja është publikuar nga gazetari Flamur Nezaj dhe, sipas Drejtorisë së Burgjeve, pamjet nuk janë ashtu siç duket pasi video ka qenë më herët në vëmendjen e strukturave të institucionit.

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se personat e shfaqur në video janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre rezulton se janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Për këtë rast, drejtoria e burgjeve thotë se kanë nisur verifikimet ndaj zinxhirit komandues të institucionit, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive të mundshme.

Ndërkohë, Drejtoria thekson se kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit janë intensifikuar dhe vijojnë pa ndërprerje.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Vezaj, sqarojmë si vijon:

Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.

Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel. Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe fillimin e çështjeve penale për personat e përfshirë.

Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.

Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar 3 telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u kaluar në veçim dhe duke u proceduar penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.

Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.

Të Lidhura

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

nga 27
10:58 | 02/05/2026
0

Në Forumin e IDU-së që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një...

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

nga 27
10:36 | 02/05/2026
0

Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardia në Itali, kryesisht për të parë Liqenin e Komos dhe...

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

nga 27
10:24 | 02/05/2026
0

Zbardhen detaje nga operacioni i gjerë antidrogë i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në qarkun e Elbasanit. Me...

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

nga 27
10:00 | 02/05/2026
0

Spirit Airlines ka filluar të mbyllë operacionet, duke anuluar fluturimet dhe duke mbyllur shërbimet ndaj klientit, sipas një deklarate në...

Para
E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër –

E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

10:58 | 02/05/2026
Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

10:36 | 02/05/2026
Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

10:24 | 02/05/2026
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

10:00 | 02/05/2026
Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –

09:44 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –
  • Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –
  • Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –
  • Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –
  • Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –
  • Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –
  • Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com