Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO –

12:38 | 01/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake, nënvizon se qeverisja demokratike e Kosovës, kontrolli civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë argument bindës për anëtarësimin e saj në NATO.

“Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, përfshirja e Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për të frenuar këto përpjekje armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë.

Anëtarësimi në NATO është ndër synimet e kamotshme të Kosovës, qëkurse ajo e shpalli pavarësinë më 2008.

Megjithatë, anëtarësimi kërkon njëzëshmëri nga të gjitha vendet anëtare dhe Kosovën nuk e njohin katër prej tyre.

Prandaj, Self, si nismëtar i rezolutës, u kërkoi Shteteve të Bashkuara t’i nxisin Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Self tha se “njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën drejt integrimit në NATO dhe për të mbyllur një boshllëk strategjik në Evropën Juglindore që kundërshtarët kërkojnë ta shfrytëzojnë”.

Ai argumentoi se përfshirja e Kosovës në aleancë është thelbësore për të kundërshtuar rritjen e ndikimit të kundërshtarëve në Evropë.

Kjo rezolutë u mirëprit nga zyrtarët në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, shprehu “mirënjohje për përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”.

Ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, shkroi në X se ndihet mirënjohës ndaj kongresistëve për “mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në NATO”.

Kosova e cilëson si qenësore miqësinë me Shtetet e Bashkuara, vend që ka bërë shumë në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kosova është tani duke e shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri të plotë, që pritet të përmbyllet më 2028.

SHBA-ja e ka mbështetur nga fillimi shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila ngul këmbë që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile

Prishtina, gjatë procesit të transformimit të FSK-së në ushtri, po ashtu po pajiset me armatime të reja, përfshirë ato të prodhuara në SHBA. Vendi po ashtu është mikpritës i bazës më të madhe amerikane në Ballkan, Bondsteel.

Po ashtu, Kosova po ashtu do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese është një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së Bordit të Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë./ REL/

Të Lidhura

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

nga 27
15:23 | 01/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Skërficë–Sarandë, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në dalje...

Duhet t’a nisim nga vetja –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

nga 27
14:55 | 01/05/2026
0

Policia e Fierit ka vënë në pranga Tomas Feracakun, 26 vjeç dhe Antonio Haskon 29 vjeç, të cilët u kapën...

Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

nga 27
13:22 | 01/05/2026
0

Me porosi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, policët rrugorë u hoqën nga rruga, por kjo nuk do...

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

nga 27
12:56 | 01/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë sugjerimin që të vishte jelek antiplumb, pas disa përpjekjeve për vrasje, megjithëse...

Para
S’kam lidhje me këtë histori –

S’kam lidhje me këtë histori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

15:23 | 01/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

14:55 | 01/05/2026
Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

13:22 | 01/05/2026
SHBA është e gatshme të ndihmojë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

12:56 | 01/05/2026
S’kam lidhje me këtë histori –

S’kam lidhje me këtë histori –

12:52 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –
  • U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –
  • 26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –
  • Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –
  • S’kam lidhje me këtë histori –
  • Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –
  • U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com