Monika Kryemadhi foli për dosjen e CEZ-DIA, ku e cilësoi procesin të inicuar nga Lulzim Basha i cili financoi dhe një shkrim në media për të dobësuar Ilir Metën. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi tha se ka qenë në pritje të ambasadës së Katarit, ku merrte pjesë Basha dhe 2 të tjerë.
Sipas saj, Berisha i ka thënë Bashës të mos e kundërshtojnë Altin Dumanin për kryetar të SPAK, pasi vetë ata e kanë votuar për të qenë kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Procesi është inicuar nga Lulzim Basha, u bë një shkrim. Sepse i duhej për të dobësuar Ilir Metën, as kam për të kërkuar azil dhe as do të iki ndonjëherë. I duhej një fuqizim Lulzim Bashës. Dumani thonte më bëni mua kryeprokuror, do ta arrestoj Metën. Është regjistrimi i Dumanit dhe Ulsi Manjës, në një lokal pas parlamentit.
E kam dëgjuar vetë. Unë e fus në burg, më bëni mua kryeprokuror. Ndaj nuk u zgjodh Altin Dumani kryetar i SPAK, kam qenë në pritje të ambasadës së Katarit, ka qenë Berisha, Basha dhe 2 të tjerë. Berisha i ka thënë Bashës mos e kundërshtoni Altin Dumanin për kryetar të SPAK sepse ne e kemi votuar atë për të qenë kryetar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Berisha e ka votuar atë për tek SPAK…” tha Monika Kryemadhi.








