“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

21:38 | 30/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

Adriatik Zeqillari është një “grabitqar” tenderash që sulmon gjithnjë në grup. Kështu ka vepruar, edhe këtë radhë për të rrëmbyer kontratën rreth 1.2 miliard lekë për riparimin e një shkolle në Këlcyrë. Kjo u mundësua nga kryetari i Bashkisë, Klement Ndoni me një tender fiktiv, pa asnjë lloj konkurrence. I mbiquajturi “Beu i Këlcyrës” për shkak të jetëgjatësisë në pushtet, Ndoni e ka favorizuar Zeqillarin duke mbyllur sytë para shkeljeve.

Më konkretisht, Bashkia Këlcyrë në ditët e fundit të vitit të kaluar organizoi tenderin me objekt “Rikonstruksion i shkollës së mesme të bashkuar ‘Lumo Pavari’ dhe ndërtim palestre”. Fondi Limit për këtë projekt është 113.3 milionë lekë të reja, pa përfshirë TVSH.

Data e mbajtjes së tenderit ishte parashikuar më 19 dhjetor 2025, por është shtyrë për disa muaj. Kompania “Zeqillari Construction” shpk, e cila fillimisht nuk i përmbushte kushtet, është ndihmuar nga kjo pauzë që të rregullojë “letrat”.

Shtojmë këtu se një muaj para shpalljes së tenderit, kompania ndryshoi edhe emrin, nga “Zeqillari” në “Zeqillari Contruction”.

Një kompani tjetër, e cila dyshohet se ka vepruar në interes të “Zeqillarit”, ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

“HTM” shpk me administrator Ilir Tabakun ka kërkuar ndryshimin e 9 kritereve të procedurës së prokurimit. Me kaq shumë modifikime, tenderi do të qepej në masën e “HTM” ose të “Zeqillarit”.

KPP mori vendim më 12 janar 2026 të pranonte pjesën më të madhe të kërkesave, ku më kryesorja ishte lejimi i operatorëve të mbështeten tek të tjerët për kapacitetet teknike, financiare apo profesionale. Po ashtu, hiqej kushti që kompanitë pjesëmarrëse duhet të kishin 120 punononjës dhe për këtë të paraqisnin vërtetim nga tatimet. Kjo kërkesë u quajt nga KPP “e ekzagjeruar”.

Sipas vendimit, KPP urdhëron bashkinë Këlcyrë të modifikojë dokumentet e tenderit.

Pas disa korrespondencave me bashkinë Këlcyrë, KPP kostatoi se kriteret u ndryshuan dhe e zhbllokoi tenderin duke i dhënë dritë jeshile të vazhdonte procedura.

Këtu fillon të davaritet mjegulla dhe shfaqet skema e “Zeqillarit”. Kompania “HTM”, e cila fitoi “gjyqin” në KPP dhe rrezikoi të humbte 4.5 milionë lekë (tarifën e ankesës) nuk ka marrë pjesë në tender.

Përballë “Zeqillarit” ishte vetëm një “konkurrent”, “Totila” shpk. Pasi i bëmë një skaner, pamë se kompania në fjalë i ka të gjitha kapacitetet e kërkuara nga tenderi. Por edhe ky faktor zhduket si me magji nga rruga e “Zeqillarit”.

“Totila” ka lënë vetëm një gjurmë në sistem ku aplikuar me një ofertë, por nuk ka ngarkuar asnjë dokument. Nuk ka paguar as sigurimin e afertës, nuk ka plotësuar asnjë formular. Me pak fjalë, pjesëmarrësja është tërhequr në heshtje.

Sipas këtij dokumenti, duke mos deklaruar dhe depozituar asnjë prej formularëve të nevojshëm, firma “Totila” shpk është skualifikuar.

Kështu, më 1 prill 2026 rruga u hap që “Beu” i Këlcyrës ta firmoste kontratën me mikun e vjetër “ZEQILLARI CONSTRUCTION” shpk me mbështetjen e dy kompanive të tjera.

Adratik Zeqillari është firmë e njohur në Këlcyrë. Më parë Ndoni i ka dhënë tendera të tjerë. Në 2023, Zeqillari përfitoi kontratën 742 milionë lekë “Rikonstruksion i shkollës 9 vjeçare Kamber Bënja”, Këlcyrë.

Sic verehet në këtë faksimile të shkëputur nga formulari i shpalljes së fituesit, “Zeqillari” shpk konkurroi me dy kompani që paraqitën ofertën “zero” lekë. Pra, dyshimet janë për një kurdisje të rezultatit.

Ndërsa në vitin 2021, “Beu” i dha kësaj kompanie rikonstruksionin e një ujësjellësi me një procedurë të shënuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon korrupsionin.

Ndërkaq, Zeqillari në vite ka treguar pangopësinë duke zhvatur buxhetin e shtetit edhe me fatura false. Këtë e fakton Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi auditimin e bashkisë Korçë, në shkurt 2026.

KLSH ka kapur Adriatik Zeqillarin e kompanisë “Zeqillari” shpk duke vjedhur paratë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave me Bashkinë e Korçës. Nga auditimi është konstatuar se pasi është shpallur fitues i tenderave në mënyrë të padrejtë, Zeqillari ka mashtruar përmes situacioneve false për punime fiktive, duke vjedhur paratë e buxhetit të shtetit.

Më konkretisht, Adriatik Zeqillari ka vjedhur një pjesë të parave të tenderit për ‘Qendrën e kreativitetit faza II’ e Korçës, duke përdorur situacione false për punime të pakryera. Ka dyshime të forta se përvetësimi i parave publike me tenderat bëhet në bashkëpunim me kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo.

Ndërkaq është në hetim e sipër një skemë korrupsioni e konsoliduar me tendera të paracaktuar, e kryebashkiakut të Kolonjës me Adriatik Zeqillarin. Shumë shpejt, aktori ia mori dorën bashkisë, duke krijuar një rreth klientelist, me të cilin nisi të ndante paratë dhe tokat publike, tenderat dhe ankandet.

Adriatik Zeqillari e regjistroi kompaninë e ndërtimit “Zeqillari” shpk në vitin 2016.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ka gjetur Zeqillarin si klient të maturuar tashmë, për kanalizimin, vjedhjen dhe ndarjen e parave të tenderave.

Nga 40 tendera që kompania Zeqillari ka marrë në total, 10 prej tyre me vlerë miliona euro, i ka marrë pikërisht nga Bashkia e Kolonjës

Më 10 nëntor 2023, Erion Isai ka firmosur një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për Adriatik Zeqillarin, për ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9- vjeçare “Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani”, Ersekë.

Në 22 gusht të vitit 2022, Erion Isaj dhe Adriatik Zeqillari kanë bërë një goditje të madhe, duke ndarë 200 mijë euro për pastrimin e një kanali në fshatin Gostivisht.

Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania “Zeqillari”. Oferta fituese ishte e barabartë me fondin limit. Kontrata e punimeve ishte vetëm 4 ditë! Për pastrimin e kanalit nuk janë shpenzuar as 10 % e vlerës së tenderit. Paratë kanë firuar.

Në të njëjtën formë, pa garë ose me procedurë fiktive, Erion Isai i ka dhënë klientit të tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vlerë qindra mijë euro për rikonstruksionin e pjesshëm të Bashkisë Kolonjë, vendosje matësash nëpër pallate në Ersekë, riparim për një banesë sociale në Leskovik, asfaltimin e Rrugës “Pali Prifti” në Ersekë, rikostruksion i linjave të ujësjellësit në fshatin Borovë në Ersekë etj.

Erion Isai është nën hetim për “Korrupsion pasiv”, “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “fshehje pasurie”.

Por edhe “Beu i Këlcyrës” e ka njërën këmbë në SPAK. Thuhet se kryetar Ndoni mund të ketë fituar imunitet nga prokuroria. Në vitin 2019, banorët e prekur nga veprimet arbitrare të kryebashkiakut e kallëzuan për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Përmetit.

Në tetor 2023, SPAK e mori nën hetim kryebashkiakun e Këlcyrës, Klement Ndoni, pasi akuzohet nga qytetarë të Këlcyrës se ka ofruar favore dhe para në këmbim të votës. Prokurori Olsi Dado, i cili ka në dorëzim procedimin penal nr.178 të vitit 2023, ka marrë disa persona në pyetje, të cilëve, sipas kallëzimit, u është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në zgjedhjet e 14 majit 2023. Pasi siguroi mandatin e katërt me këto metoda, Ndoni po bën pasuri me tenderat për brezin e katërt! Ndërsa Adriatik Zeqillari ka ndërruar së fundmi emrin e kompanisë, por jo zakonin e vjetër!

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

nga 27
23:28 | 30/04/2026
0

Goli i Wood (VIDEO) BRAGA-FRAJBURG 2-1Tiknaz 8′, Dorgeles 90’+2′ / Grifo 16′ Goli i Tiknaz (VIDEO) Goli i Grifo (VIDEO)...

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

nga 27
23:04 | 30/04/2026
0

Ervin Salianji në një reagim në Facebook ka theksuar se PD është parti e shqiptare dhe jo një pronë private....

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

nga 27
22:56 | 30/04/2026
0

Ervin Salianji në një reagim në Facebook ka theksuar se PD është parti e shqiptare dhe jo një pronë private....

Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

nga 27
20:42 | 30/04/2026
0

Avokati Saimir Visha ka bërë publik lajmin se është divorcuar me bashkëshorten e tij në Gjykatën e Tiranës. Me anë...

Para
“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

23:28 | 30/04/2026
“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

23:04 | 30/04/2026
“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

22:56 | 30/04/2026
“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

21:38 | 30/04/2026
Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

20:42 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –
  • “PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –
  • “PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –
  • “Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –
  • Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –
  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –
  • “PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com