Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë –

11:06 | 30/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim gjashtë persona, mes tyre mjekë dhe zyrtarë të lidhur me shërbimin onkologjik në QSUT.

Prokuroria ka bërë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim konkretisht për: Brikena Qirjazi, Alketa Pere, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florjan Marku.

Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalli moskompetencë për pjesën kryesore të çështjes, duke veçuar vetëm hetimin ndaj mjekut Edmond Gashi për korrupsion dhe duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së kryeqytetit.

Sipas hetimeve, janë dokumentuar raste ku pacientë me sëmundje tumorale nuk merrnin trajtimin e duhur në spital publik, por orientoheshin drejt klinikave private, ku paguanin tarifa të larta për shërbime që duhet të ofroheshin falas.

Ndërkohë, një tjetër element i rëndë lidhet me instalimin e një aparature për kobalt-terapi, e cila rezulton të jetë vendosur në kushte të papërshtatshme dhe jashtë standardeve ndërkombëtare të sigurisë. Pajisja, megjithëse ndodhet në Shqipëri prej vitit 2021, nuk është vënë në funksion dhe konsiderohet burim potencial rreziku për personelin.

Prokuroria ka ngritur akuza për “shpërdorim detyre”, “fshehje të të ardhurave” dhe “tregtim të mallrave kontrabandë”, ndërsa në fokus janë edhe praktika të dyshuara për përfitime financiare nga orientimi i pacientëve drejt sektorit privat.

Aktualisht, Gjykata Penale e Tiranës pritet të vendosë nëse do ta kalojë çështjen për gjykim, ndërsa SPAK vijon hetimet për persona të tjerë në kuadër të të njëjtës dosje, ku përfshihet edhe procedimi i njohur si “Kobalti”.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve zv.Drejtoreshën, koordinatorin, mjekë e specialistë të Spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) si dhe administratorin e një kompanie farmaceutike për veprat penale ‘Shpërdorim të detyrës’, ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ parashikuar nga nenet 248, 180/1 dhe 178/1 të Kodit Penal.

Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim nëse kishte të bënte me ndonjë bashkëpunim që ishte kompetencë lëndore e kësaj prokurorie. Por u risoll në Prokurorinë Tiranë duke veçuar materialet në ngarkim të mjekut onklog Edmond Gashi për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Si rrjedhojë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5071 të vitit 2023 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, arritën të dokumentojnë raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se Emiljano Leka, në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri Emiljano Leka ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura Alketa Pere në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura Alketa Pere ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe Brikena Qirjazi në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura Brikena Qirjazi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe Drilona Kishta në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, Drilona Kishta rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përsa i përket Halil Gashi rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri Halil Gashi  ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi Florian Marku në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’.

Të pandehurit:

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT

– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Edmond Gashi

-Florian Marku administrator farmacie

 

Të Lidhura

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

nga 27
13:32 | 30/04/2026
0

Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci ka reaguar publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në...

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

nga 27
13:26 | 30/04/2026
0

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore...

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

nga 27
13:06 | 30/04/2026
0

Në një komunikim me gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka deklaroi se gara...

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

nga 27
13:00 | 30/04/2026
0

Pak para dëshmisë që do të japë sot në rolin e dëshmitarit në GJKKO për gjyqin e dosjes ‘Partizani’, kreu...

Para
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar… –

Nuk kam lidhje me ngjarjen! –

13:32 | 30/04/2026
Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

13:26 | 30/04/2026
Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –

13:06 | 30/04/2026
I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –

13:00 | 30/04/2026
Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –

Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –

12:44 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk kam lidhje me ngjarjen! –
  • Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –
  • Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi për të kandiduar –
  • I qëndroj kallëzimit, do përgjigjem për çfarë të më pyesin –
  • Zoti ju dënoftë, dha 57 vite kontribut për ju –
  • Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kam lidhje me ngjarjen! –
  • Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com