Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre vende më poshtë në lirinë e medias, dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien –

10:00 | 30/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri –

Nga përballjet për mbijetesë, te gara për ‘Final 4’! Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën –

Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar –

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke iu referuar rënies së vendit me tre pozicione në renditjen e Reporterëve pa Kufij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të presionit politik ndaj gazetarëve dhe një modeli qeverisjeje që, sipas saj, synon të kontrollojë median.

Ajo thekson se janë cenuar rëndë pavarësia editoriale dhe e drejta e qytetarëve për informim, ndërsa përmend si shembuj bllokimin e TikTok, gjuhën intimiduse ndaj gazetarëve dhe rastet e dhunës ndaj tyre gjatë protestave. Sipas Zhupës, këto fenomene tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme të vendit drejt kufizimit të fjalës së lirë dhe dobësimit të standardeve demokratike.

Reagimi i Zhupës:

Rënia me tre vende e Shqipërisë në renditjen e Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias është një kambanë alarmi. Presioni politik ndaj gazetarëve është bërë normë, jo përjashtim. Tashmë vendi ynë renditet në vendin e 83 nga vendi i 80 që ishte në 2025, me 56.5 pikë nga 58.1 pikë në 2025.

Shqipëria po rrëshqet në mënyrë të rrezikshme në lirinë e medias si pasojë direkte e një modeli qeverisjeje që e sheh median si armik për t’u nënshtruar, jo si pushtet për t’u respektuar.

Pavarësia editoriale është goditur përmes kapjes së institucioneve rregullatore dhe kontrollit mbi mediat publike. Gazetarët kritikë sulmohen, etiketohen dhe izolohen, ndërsa qytetarëve u mohohet e drejta për informacion të pavarur.

Vendimi për të bllokuar TikTok në 2025, i shpallur si cenim i lirisë së shprehjes nga Gjykata Kushtetuese, tregoi qartë se kjo qeveri nuk heziton të përdorë mjete ekstreme për të kontrolluar komunikimin publik. Ky nuk ishte thjesht një akt administrativ, por një precedent i rrezikshëm për kufizimin e fjalës së lirë për interesa elektorale.

Gjuha intimiduese dhe fyese e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve ka krijuar një klimë frike dhe vetëcensure. Skenat e përjashtimit nga konferencat, si rasti i gazetares Ambrozia Meta, nuk janë incidente të izoluara, por reflektim i një mentaliteti që nuk pranon llogaridhënie dhe refuzon pyetjet që nuk i pëlqejnë pushtetit.

Ndërkohë, raporti ndalet te dhuna policore ndaj gazetarëve gjatë protestave të opozitës, e cila tashmë është prova më e qartë e degradimit të standardeve demokratike. Kur shteti, në vend që të mbrojë gazetarët, ushtron forcë ndaj tyre, atëherë kemi kaluar nga presioni te represioni.

Dëmi që kjo qeveri po i shkakton lirisë së medias është i thellë dhe afatgjatë: dobëson demokracinë, minon transparencën dhe i heq qytetarëve të drejtën për të qënë të informuar.

 

Të Lidhura

Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë –

Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –

nga 27
12:06 | 30/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indeksin e lirisë...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri –

nga 27
11:30 | 30/04/2026
0

Pa kaluar as 24 orë, Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, duke rritur respektivisht me nga 5 lekë benzinën...

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

Nga përballjet për mbijetesë, te gara për ‘Final 4’! Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën –

nga 27
11:26 | 30/04/2026
0

Java e 34-t e kampionatit Abissnet Superiore do të luhet e gjitha ditën e shtunë, më 2 maj, në orën...

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar –

nga 27
11:24 | 30/04/2026
0

Ish-deputeti, Ervin Salianji duket se ka zyrtarizuar atë që paralajmëroi prej kohësh, kandidim për kreun e Partisë Demokratike. Salianji ka...

Para
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit –

Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë –

Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –

12:06 | 30/04/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri –

11:30 | 30/04/2026
Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

Nga përballjet për mbijetesë, te gara për ‘Final 4’! Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën –

11:26 | 30/04/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar –

11:24 | 30/04/2026
Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë –

Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë –

11:06 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –
  • Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri –
  • Nga përballjet për mbijetesë, te gara për ‘Final 4’! Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën –
  • Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar –
  • Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë –
  • Shkolla e shkatërruar, kanë vjedhur edhe kasat e dyerve! Fëmijët udhëtojnë kilometra për të mësuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik –
  • Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com