Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San Siro” duket se ka mbizotëruar frika, me të dyja skuadrat që pajtohen me 1 pikë, për të pasur nën kontroll situatën për sa i përket zonës Champions.
Bardhezinjtë e Spaletit regjistruan 5 gjuajtje në kuadrat ndërkohë që kuqezinjtë vetëm 1. Në minutën e 36-të, Turam tundi rrjetën por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ky ishte barazimi i dhjetë në total në këtë sezon të Serisë A, si për Milanin ashtu dhe për Juventusin.
Skuadra e Alegrit ndodhet në pozita më komode me 67 pikë, ndërkohë që Juventusi mban vendin e katërt me 64 pikë, 3 më shumë se Komo e vendit të pestë.
Në duelet e radhës, Milani luan në transfertë ndaj Sasuolos, ndërsa Juventusi pret Veronën.
MILAN-JUVENTUS 0-0
MOMENTI I AKTIVIZIMIT TË ZHEGROVËS: VIDEO
GOLI I ANULUAR I TURAMIT: VIDEO
gijotina.com/









