Bylis ka marrë 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën. Ballshiotën mundën 2-0 skuadrën e Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt, me anë të Eminit, i cili ndëshkoi kundërshtarin në minutën e 3-të. Goli i sigurisë erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kamara. Bylis renditet në vendin e tetë me 35 pikë. Teuta është në vendin e gjashtë me 38 pikë.
Trajneri i Bylis, Mirel Josa dha opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Teutës.
“Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqurm për situatën, pavarësisht fitores.
Ndryshimet? Unë për këtë gjë sjam i kënauqr, na bëri Teuta të shkojmë në ato pozita. Duhet ta menaxhonim më mirë, sidomos 20 minutat e pjesës së parë. Nuk kishim kthimet e mesfushorëve në kohën e duhur. Skuadra e Teutës po luftonte për topin. Nëse e patë dhe pjesën e parë, shpërdoruan dhe një rast.
Stoiolov? Ka pasur një tërheqje të gradës së parë në ligamentin e gjurit dhe s’mund të rrezikonim. E futëm në atë pjesë të lojës dhe për ne është një mundësi më shumë.
Strategji edhe për ndeshjet e tjera? Ishte e thjesht, në qoftë se do të kishim Përndrecën do të ishte më ndryshe.
Kalendari? Në disavantazh me rivalët për mbijetesë?
Këtu më bëre pyetje të vështirë. Në disavantazh nuk e shoh pasi problemin e shoh te vetja. Për të dhënë një entuziasëm më të madh për t’a çuar punën deri në fund”, tha Josa.
gijotina.com/










