Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin e saj të parë për atentatin me 2 viktima në Lezhë.
Sipas policisë, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pista e parë e hetimit mendohet të jetë hakmrrja pasi Kreshnik Mujeci akuzohet pë vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, vendim i dhënë më 27 nëntor 2018.
Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa, Gjykata e Lartë e ka kthyer për gjykim më 31 tetor 2024.
Pra, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre, për vrasjen e Mhillajt nuk janë dënuar asnjëherë.
gijotina.com/








