Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e viktimave burrë e grua që u ekzekutuan me armë zjarri teksa lëviznin me mjetin Audi Q7.
Identifikimi u bë i vështirë pasi automjeti ishte i bllokuar nga brenda. Viktima kane mbetur 39 vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Policia ka mbledhur dhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë, me breshëri kallashnikovi.
Autorët i vunë pritë automjetit dhe më pas kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.
Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.
Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.

gijotina.com/








