“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Dua podiumin me Shqipërinë –

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e Veriut, duke nxitur përplasje mes koalicionit qeverisës shqiptar VLEN dhe opozitës shqiptare BDI.

VLEN ka dënuar ashpër një mesazh që i atribuohet Hoxhës, ku pretendohet se ai është shprehur në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas këtij koalicioni, deklarata përbën “skandal të rëndë politik dhe diplomatik” dhe kërkon një falje publike nga ministri.

Në reagimin e saj, VLEN thekson se fshirja e mesazhit nuk mjafton dhe se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese për shqiptarët, duke shtuar se mungesa e një reagimi nga Tirana zyrtare e rëndon situatën.

Nga ana tjetër, BDI ka kundërshtuar qëndrimin e VLEN, duke e akuzuar atë se po vepron në linjë me interesa politike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas BDI, reagimi i VLEN përfaqëson një qëndrim që i shërben diskursit të forcave të tjera politike në vend.

Debati mes dy forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka rritur tensionet në skenën politike, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim të drejtpërdrejtë publik nga ministri Hoxha lidhur me deklaratën në fjalë.

VLEN: “Fshirja e postimit nuk mjafton, ministri Ferit Hoxha duhet të kërkojë falje publike. Mesazhi përçmues i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur “idiotë”, përbën skandal të rëndë politik dhe diplomatik. Një gjuhë e tillë është e papranueshme, fyese dhe larg çdo etike. Ajo dëshmon mungesë të kulturës diplomatike dhe hap dilema serioze se si mund një përfaqësues i shtetit shqiptar të flasë me përçmim për shqiptarët këtej kufirit. VLEN nuk mund ta trajtojë këtë rast si një incident të zakonshëm komunikimi. Reagimet e shumta nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, përfaqësues politikë, gazetarë, publicistë dhe qytetarë dëshmuan se kjo gjuhë u lexua ashtu siç ishte fyese, përçmuese dhe e papranueshme. Pas kësaj, Hoxha e fshiu postimin, sikur me një klik mund të fshihej edhe ofendimi publik. Por fshirja e postimit nuk mjafton. Për një akt të tillë duhet falje publike. Edhe më shqetësuese është heshtja e Tiranës zyrtare. Asnjë distancim dhe asnjë fjalë për këtë gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Mesazhi bëhet edhe më i rëndë nga fakti se në atë komunikim figuron edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Në vend që të dënohej një gjuhë e tillë, me të drejtë është krijuar përshtypja se Tirana zyrtare, përmes ambasadorit të saj, po vendoset në funksion të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është e papranueshme.

Kush përpiqet ta paraqesë këtë si ofendim vetëm ndaj VLEN-it, gabon rëndë. VLEN-in e kanë votuar dhjetëra mijëra shqiptarë. Pas VLEN-it qëndrojnë familje, intelektualë, punëtorë, pleq e të rinj, njerëz të ndershëm që kanë zgjedhur me votë rrugën e tyre politike. Prandaj, ky nuk është vetëm sulm ndaj një subjekti politik, por përçmim ndaj një pjese të madhe të elektoratit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë periferi e kombit. Ata janë pjesë e pandashme e trungut shqiptar. Çdo gjuhë përçmuese ndaj tyre nuk prek vetëm një subjekt politik, por fyen një pjesë të gjallë të kombit shqiptar. Ferit Hoxha duhet së paku të kërkojë falje publike”

BDI: “Vlen sot konfirmoi edhe një herë rolin që ia ka caktuar VMRO-DPMNE: zëdhënës kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar. Prej javësh Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sepse ecën përpara në procesin evropian. Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, Vlen u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE. Sot pamë diçka të paprecedentë: të përzgjedhurit e tyre shqiptarë në qeveri që sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas. Në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe kursin evropian të vendit, ata harxhojnë energji duke bërë betejat e VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë. Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar. Historia do ta mbajë mend këtë periudhë si kohën kur disa u thirrën në emër të shqiptarëve, por në fakt u shndërruan në instrument kundër shqiptarëve”.

gijotina.com/

Të Lidhura

Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

nga 27
17:04 | 26/04/2026
0

Kampionia olimpike e Pekinit, Yipsi Moreno, prej më shumë se një viti ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Kampionia kubane, e...

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

nga 27
16:48 | 26/04/2026
0

Pista e parë e hetimit ndaj atentatit të sotëm në Balldren të Lezhës, mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci...

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

nga 27
16:42 | 26/04/2026
0

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, gjatë një atentati në Balldren të...

16:38 | 26/04/2026
0

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, gjatë një atentati në Balldren të...

Para
“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dua podiumin me Shqipërinë –

Dua podiumin me Shqipërinë –

17:04 | 26/04/2026
Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

16:48 | 26/04/2026
Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

16:42 | 26/04/2026
Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –

16:38 | 26/04/2026
Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –

Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –

16:30 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –
  • Atentati në Lezhë, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll –
  • Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja 32-vjeçare –
  • Plumba drejt Audi Q7 në Lezhë, ekzekutohen në makinë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dua podiumin me Shqipërinë –
  • Atentati ndaj Kreshnik Mujecit/ Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com