Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital privat në kryeqytet.
Sipas burimeve, kryebashkiaku ka realizuar një ekzaminim, që nuk mund të kryhej nga mjeku i paraburgimit ku vuan masën e sigurisë “arrest në burg” prej shkurtit të vitit 2025.
Pas përfundimit të ekzaminimit Erion Veliaj është shoqëruar drejt IEVP Durrës.









