Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pasuritë e konfiskuara nga Prokuroria e Posaçme për grupin e AKSHI-t, janë vetëm maja e ajsbergut nga pasuritë e grupit.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai dha detaje në lidhje me pronat e konfiskuara në Petrelë, ku tha se prona u ble për 11.5 mln euro, prej të cilave 2.5 mln ishin kredi.
“Aksioni më i madh që ka kryer SPAK, flas për sekuestrime në vlerë pasuri të patundshme, llogari bankare, të paktën 7 mln euro të kapura në dosja llogari bankare. Operacioni i SPAK të surprizën dhe është uau. Subjekti i goditur është detaji i dytë. Në këtë rast pasuritë janë konfiskuar. Por drejtësia e re cedon pasi nga sekuestrimi në konfiskim është një det i tërë për të mos thënë një oqean. Nga 56 mln euro sekuestrime janë konfiskuar 1.5 mln euro.
Duke ditur personazhet e përfshirë në këtë histori, pasuritë e sekuestruara nuk janë as 5 përqind e atyre që ata zotërojnë.
Pjesa dërrmuese e sekuestrimit, përveç llogarive bankare janë kryesisht në Petrelë, ish kompleksi me huaj, me pistë hipizmi. Kjo u shit dhe u ble nga një biznesmen tjetër dhe në 2023 atij iu paraqit një kompani tjetër që bleu biznesin, ku përveç pistë hipizmi, stallë, hotel, sallë restoranti u bë një pishinë e madhe. Prona u ble për 9 mln euro dhe 2.5 mln euro kredi. Pra 11.5 mln euro. U ra dakord mes biznesmenit që shuma do të paguhej me këste, që u paguan vetëm pak këste”, tha ai.










