Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij –

09:29 | 24/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës –

Kosova sot ndodhet në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja

Presidentja në detyrë dhe njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi një ditë më parë shpalljen e 24 prillit si ditë zie.

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, shprehej Haxhiu në deklaratë.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare

Akademiku Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa-kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964.

Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit.

Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor inordinar dhe profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

 

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.

 

Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Të Lidhura

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

nga 27
12:45 | 24/04/2026
0

Gentian Gjyli, ish- kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK këtë...

Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

nga 27
12:29 | 24/04/2026
0

Nga Nikos Meletis, PROTO THEMA Kryeministri Edi Rama, i cili përveç të gjithave kërkon të paraqitet edhe brenda vendit si ai...

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –

nga 27
12:21 | 24/04/2026
0

Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme edhe për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës –

nga 27
11:53 | 24/04/2026
0

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e...

Para
Pallati i kompleksit “Arlis” u shkrumbua, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë –

Pallati i kompleksit “Arlis” u shkrumbua, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –

12:45 | 24/04/2026
Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

12:29 | 24/04/2026
“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –

“I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –

12:21 | 24/04/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës –

11:53 | 24/04/2026
Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat –

Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat –

11:35 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –
  • Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –
  • “I thanë që unë kisha të dashur”, Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Jam penduar që… –
  • Plagoset me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës –
  • Po udhëtonte me motor, përplaset për vdekje një person në Kombinat –
  • SPAK kërkon rikthimin në burg, por Gjykata nuk po e e gjen! A është arratisur Lefter Koka? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Ish-vartësi i ballukut, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK –
  • Batutat e Ramës nuk mjaftojnë për të siguruar dritën jeshile për afrimin me BE-në –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com