Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Sipas tij, ndonëse raportohet për mungesën e 13 medikamenteve, situata është edhe më e rëndë, pasi në institucionin shëndetësor, sipas pretendimeve të tij, mungojnë thuajse të gjitha barnat bazë. Korreshi theksoi se nuk janë zhvilluar procedurat e nevojshme të prokurimit për furnizime, duke përmendur edhe mungesën e materialeve të domosdoshme mjekësore.
Në mënyrë ironike, deputeti deklaroi se mungesa e barnave mund të çojë në pasoja serioze për qytetarët, duke sjellë si shembull rastet e pickimeve apo kafshimeve nga kafshët, për të cilat, sipas tij, nuk ka trajtim të disponueshëm.
‘Në Lushnje thonë mungojnë 13 medikamente, por nuk është hedhur tenderi për vigonat. T’ju jap unë listën e medikamenteve, jo që mungon, por asgjë nuk ka! Të të hanë qentë, nuk ka tetanoz, tërbohesh!”, tha Korreshi.
gijotina.com/










