Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dyshohet për parakalim të gabuar, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore për menaxhimin e trafikut dhe kryerjen e ekspertizës.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
gijotina.com/










