Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen e tij joformale.
Media greke “Agrinio24” i kushtoi një artikull të posaçëm këtij detaji, duke ironizuar faktin që kryeministri shqiptar u paraqit me atlete të bardha dhe një kostum që, sipas tyre, i përshtatej më shumë një shëtitjeje sesa një takimi zyrtar në selinë e qeverisë greke. Madje titulli i artikullit është: ‘Rama i veshur për “një gotë” në Maximos në takimin me Mitsotakis’.

“Edhe një herë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tërhoqi vëmendjen jo për qëndrimet e tij politike, por për zgjedhjet e tij stilistike. Z. Rama, nuk ju ul në gjunjë Kyriakos Mitsotakis, siç bëri së fundmi në Georgia Melonin, por shkoi i veshur me atlete të bardha dhe një kostum që dikush do ta vishte në shëtitje… Madje kërkoi falje për këtë, dhe fajësoi protokollin e tij që me sa duket nuk e kishte informuar se po shkonte në Rezidencën Maximos, pra në zyrën e Kryeministrit…”, shkruan media greke.

Nga ana tjetër, kryeministri grek Mitsotakis reagoi me tone miqësore, duke theksuar se e vlerëson stilin e veçantë të Ramës. “E dimë që je gjithmonë krijues në mënyrën se si vishesh dhe kjo na pëlqen”, është përgjigjur ai, sipas medias greke.

Në fund, artikulli ironizon situatën duke përmendur edhe qenin e pranishëm në ambientet e pritjes, si një “dëshmitar i habitur” i skenës: “Edhe Peanut mbeti i çuditur...”











