Ermal Beqiri, biznesmeni dhe përfitues i tenderave korruptivë në AKSH rezulton të ketë një sërë pronash që kryesisht kapin shifra të konsiderueshme parashë.
Në dosjen e SPAK-ut rezulton se Beqiri lidhte kontrata me njerëz dhe biznesmenë të ndryshëm për blerje të aseteve.\
SPAK ka identifikuar dhe ka vënë në sekuestro një apartament i ndodhur në Golem, Kavajë, zona kadastrale 1791, me nr. pasurie 137/162+2-12, vol.33, fg. 155, me sip. 60m2 dhe 10m2 sip. e përbashkët.
Pasuria është fituar nëpërmjet kontratës së shitjes, me nr. 4890 rep dhe 2212 kol, me palë shitëse Fatos Çerenishti, pronari i “FAFA Resort” dhe Avni Ásllani dhe palë blerëse Ermal Beqiri, me vlerë 3.294.000 (tre milion e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë.
Një tjetër pasuri e cila është identifikuar nga SPAK është një truall me sip. 967 m2, dhe ndërtesë me sip. 212 m2, me nr. pasurie 38/36, zona kadastrale 2735, vol. 8/, fq. 197, referuar çertifikatës së pronësisë.
Pasuria e përshkruar më sipër, është fituar nëpërmjet kontratës se shitjes nr. 2978 rep dhe 834 kol, datë 14.04.2023, me palë shitëse Vesel Demiraj dhe Rezarta Demiraj dhe palë blerëse Ermal Beqiri, 2.200.000 (dy milion e dyqind mijë) euro.
Vesel dhe Rezarta Demiraj janë pronarët e “Pelikani Security”, ndërsa kujtojmë se afro 1 vit më parë makina ku lëvizte djali i tyre i mitur, ishte shënjestër e një sulmi me armë.
gijotina.com/










